Danimarkë 1-1 Angli

Sport

Euro 2024/ 'Ngec' Anglia, Danimarka e barazon 1-1! Kualifikimi në Grupin C vendoset në ndeshjet e fundit

20 Qershor 2024, 17:15| Përditesimi: 20 Qershor 2024, 21:22

  • Share

FRANKFURT - Danimarka dhe Anglia barazuan 1-1 në Grupin C të Euro 2024 sa i takon ndeshjeve të dyta. Pas këtij raundi, të katërta skuadrat e këtij grupi janë në garë për një vend në 16 ekipet më të mira, teksa gjithçka do vendoset në duelet e fundit.

Ndeshja në stadiumin e Frankfurtit u zhbllokua pas 18 minutave lojë nga Harry Kane, me Anglinë që gjeti epërsinë. Kur u duk se "Tre Luanët" kishin kontrollin e lojës, Hjulmand shënoi golin e barazimit.

Pjesa e dytë edhe pse me nëntë zëvendësime për të dyja skuadrat nuk solli ndryshimin e rezultatit. Më herët në këtë grup Sllovenia barazoi 1-1 me Serbinë. Pas ndeshjeve të dyta, Grupin C kryesohet nga Anglia me katër pikë, ndjekur nga Danimarka dhe Sllovenia me dy pikë, në fund Serbia me një pikë.

Formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Mahle, Hjulmand Hojbjerg, Kristensen, Eriksen, Hojlund, Ëind.

Anglia: Pickford, Ëalker, Stones, Guehi, Trippier, Alexandre-Arnold, Rice, Bellingham, Saka, Foden, Kane.

Renditja e Grupit C:

Ora 21:19
Kane si Owen dhe Rooney, anglezi i tretë që shënon në dy Europianë dhe dy Botërorë radhazi


Me golin e shënuar këtë të enjte ndaj Danimarkës, kapiteni i Anglisë, Harry Kane arriti një rekord të Michael Owen dhe të Wayne Rooney. Kane u bë anglezi i tretë në historinë e futbollit që ia del të shënojë në katër kompeticionet ndërkombëtare radhazi. Harri Kane ka gjetur rrugën drejt rrjetës në Botërorin 2018, Europianin 2020, Botërorin 2022 dhe së fundmi në Europianin 2024.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?