Euro 2024/ Holanda përmbys 2-1 Turqinë për gjashtë minuta dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale

6 Korrik, 22:53| Përditesimi: 7 Korrik, 08:41

  • Share

BERLIN - Holanda është gjysmëfinalistja e fundit e Euro 2024. "Tulipanët" fituan 2-1 me përmbysje kundër Turqisë dhe tanimë gjejnë Anglinë në fazën e radhës. Ndeshja për portokallinjtë u përmbys nga de Vrij dhe autogoli i Muldur në minutat 70 dhe 76, teksa në pjesën e parë për turqit shënoi Akaydin.

Ndeshja në Berlin nisi më mirë për turqit që ishin më kërkues dhe u shpërblyen në minutën e 35-të me golin e Akaydin për avantazhin momental. Në fraksionin e dytë të besuarit e Koeman nuk u pajtuan me rezultatin dhe kërkuan me ngulm golin.

Barazimi do vinte në minutën e 70-të me de Vrij, i cili pas krosimit të Depay nuk gaboi me kokë dhe përshëndeti rrjetën. Pas barazimit Holanda fitoi besim dhe në minutën e 76-të "vrau" shpresën e Turqisë për surprizën.

Duhej autogoli i Muldur që Holanda të fitonte 2-1 me përmbsyje dhe të mërkurën në 21:00 në Dortmund do ketë përballë Anglinë në një gjysmëfinale që premton spektakël.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Bergwijn, Depay, Gakpo.

Turqia: Gonuk, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Ozcan, Ayhan, Calhanoglu, Yilmaz, Yildiz, Guler.

Notat e ndeshjes sipas FlashScore, de Vrij i Holandës më i miri në fushë:

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?