Virgil van Dijk dhe arbitri Zwayer

Sport

Euro 2024/ Virgil van Dijk e quan skandal, çfarë bëri arbitri Zwayer pas përfundimit të Holandë 1-2 Angli

11 Korrik 2024, 14:01| Përditesimi: 11 Korrik 2024, 14:04

  • Share

Anglia mposhti të mërkurën 1-2 Holandën në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe gjen finalen e 14 korrikut në Berlin, aty ku rivalizojnë me Spanjën. Humbja e portokallinjve ka sjellë edhe polemika. Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk ka zbuluar se çfarë bëri gjyqtari Felix Zwayer menjëherë pas fërshëllimës së fundit.

"Gjyqtari shkoi me vrap në dhomat e zhveshjes menjëherë pas fërshëllimës të fundit, kjo thotë shumë”, tha van Dijk.

Holandezët mbetën të pakënaqur pas penalltisë së diskutueshme, si dhe dështimit të arbitrit për të dhënë një goditje nga këndi kur një top u devijua në fund nga John Stones.

Van Dijk shtoi: “Nuk kam fjalë, as dorën nuk na dha. Të pranosh kaq vonë, është e tmerrshme dhe skandaloze. Kjo dhemb shumë. Më duhet të qëndroj këtu, por as nuk di çfarë të them. Kjo dhemb shumë”.

Ish-futbollisti holandez, Pierre van Hooijdonk tha në NOS: “Felix Zwayer, vendose atë në listën e zezë. Penalltia në pjesën e parë, momentet e shumta në pjesën e dytë, këto momente kanë vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj loje”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?