Eurodeputeti grek në Shqipëri takon Fredi Belerin në burg: Lirimi i tij prioritet maksimal i Mitsotakis! Po pengoni anëtarësimin në BE! PE e di për pronat e himariotëve

18 Korrik 2023, 13:45| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 14:45

  • Share

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri vizitoi sot (18 korrik 2023) qytetin e Himarës, ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. 

Mësohet se ka vizituar dhe Fredi Belerin në burg dhe për gazetarët në Himarë tregoi dhe bisedën që kishin komunikuar me të.

‘’Bashkë me zonjën ambasadore greke, kisha gezimin dhe nderin të takoja Fredi Belerin brenda burgut, dhe pash aty një politikan, burrë të vërtet. Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qënë kryebashkiaku juaj" tha Kefalogiannis

Më tej Kefalogianis përcolli mesazhet e kryeministrit grek Mitsotakis se lirimi nga burgu i Fredi Belerit është në listën e prioriteteve të axhendës së tij duke kujtuar se këtë çështje e kishte trajtuar edhe në takime në nivel ndërkombëtar në Lituani dhe në Bruksel.

“Këtu sot nuk kemi ardhur për të treguar historinë, këtu kemi ardhur për të diskutuar, zgjidhur cështjen e Fredi Belerit. Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri e ka vënë shumë lartë në axhentën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal. Madje edhe fjala e tij e para që mbajti në këshillin ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit. U bë gjithashtu mbledhja e NATO edhe aty kërkuan që Fredi Beleri të lirohet sa më shpejtë. Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre"

Dua tju them se himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të tyre, Mitsotakis. Kryeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje. Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo.Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre.Kjo është gjëja që duhet për të cuar këtë cështje përpara"

Më tej eurodeputeti bëri të qartë se çështja e pronave në Himarë por dhe e arrestimit të Fredi Belerit do të diskutohet jo më si një problem mes dy shteteve fqinje por tashmë është çështje europiane.

"Në Parlamentin Europian, mund tju them që prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja. Fredi Beleri është kujdesur ti informoj të gjithë. Madje të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem. Janë diskutuar gjithashtu cëshja e lirimit të Fredi Belerit, marrja e detyrës së tij,  mbajtja peng e pronave tuaja, si dhe çështja e minoritetit. Cështja e Himarës nuk është më një cështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha. Nuk është më një çështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare, është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty. Si çështje europiane, do përballohet si e tillë"

Eurodeputeti grek me ton të ashpër u shpreh se burgosja e Belerit do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo çështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë çështje dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe Këshilli Europian, ku marrin pjesë kryeministrat dhe gjithë shtetet europiane.  Ky këshill europian çdo vit thotë se cili është përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në BE, Greqia ka ndikim të madh në Këshillin Europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto cështje trajtohen, por edhe për rrugën e shqipërisë në BE’

Kefalogiannis ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe nesër do të drejtojë mbledhjen e përbashkët ndërmjet deputetëve të Shqipërisë dhe Delegacionit të Parlamentit Evropian.

Ora 11:00
Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri për Fredi Belerin, mediat greke: Do të informohet edhe për çështjen e pronave në Himarë

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të mërkurën, më 19 korrik, ai do të kryesojë një mbledhje të Komitetit të përbashkët BE-Shqipëri, ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë.”

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm të vendit, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.

Sipas një njoftimi lidhur me vizitën, “pasi Parlamenti Europian votoi amendamentin për paraburgimin e padrejtë në vazhdim të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, çështja do të diskutohet edhe gjatë takimit të Manolis Kefalogiannis me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtarë të qeveria shqiptare”.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • VICENCO: 19/07/2023 11:24

    himarjotet gjakprishur (jo te gjithe) te kujtojne se ne vitet e pavaresise marina greke i bombardoi per 7 pale qejfe sepse atehere nuk i konsideronte greke por shqiptare ashtu sic jane ne te vertete. Keta palo politikane greke vazhdojne i bien legenit ketej per te corientuar vemendjen e opinionit grek nga leshimet qe po i bejne Turqise ne detin Egje, leshime te cilat prekin sovranitetin e greqise ne ishuj dhe ne det nderkohe, vijne e na shesin pordhe me rigon ketej nga ne dhe per me teper, nderhyjne ne punet e gjyqesorit shqiptar. Nese anetaresimi ne BE ka cmimin e uljes se brekeve perballe greqise te kam dhjere mu ne BE qe sot. Mesa duket rama eshte shume i zene me ballkanin qe po i mbyllet ndersa ministrja e jashtme bashke me presidentin debil jane te zene me copetimin e bazave ushtarake detare te shqiperise. si mund te lejojne cdo kerric gomari qe vjen nga athina te hedhe valle e te na caje trapin ne cdo moment, si munden,

    Përgjigju
  • Iris: 19/07/2023 01:13

    Himarjotet paskan thene /JO!/ ne regjimet strikte te Shqiperise?! Kujt kane guxuar t'i thone /jo/,Zogut,pushtuesve.apo Enverit?! C'na bere te qeshim o qirie deputet! Duket qe te kane keqinformuar.Pyeti pak ata himariotet e tu //trima// se si i thoshnin /jo/ Enverit dhe te shohim se si do te pergjigjen.

    Përgjigju
  • Linda: 18/07/2023 21:23

    Po ky erdhi me mision per Himaren se Bejleri eshte sebepi!Greqia ka dy dite qe po digjet dhe ai vjen e flet per "burrerrin" e BejleritPo te mbrojn ndonje Jani,Jorgo ,Niko hajde se mbase i kuptojm po te mbrojn Fredin cudi e madhe!Skemi nevoj te na ndihmoj Greqia per ne Evrop se po behemi Evrop vet!

    Përgjigju
  • Buda: 18/07/2023 16:47

    Manolis Kefalogianis mjaft me nderhyrjet tuaja ne Drejtesine e Shqiperise. Anetaresimi i Shqipersie ne BE mos u befte kurre po qe se varet nga krimineli dhe hajduti Bejleri.

    Përgjigju
  • Maks: 18/07/2023 15:47

    Po mir mor gazetar jep cfar tha ky greku Po ju per cfar e keni gojen pse nuk e pyesni cfar fundi kishin shqiptaret ortodoksa ne cameri fhe nete gjith fshatrat e qytetet ne kufi me shqiperin Dhe pyeteni cfar gjerash mund te plotesoj nje shqiptar 24 karat si bejleri qe te quhet greke

    Përgjigju
  • eli: 18/07/2023 15:38

    po ik re rrace poshter fredi beleri esht kap me presh ndor . ky,shtetit nuk i lejohet te fus hundet ke drejtesia ate pederastin mitsotakis nje cik tja terheqi veshin amerika behet pul se duket se esht skuth sahanlepirs

    Përgjigju
  • nuri: 18/07/2023 15:33

    Cfare duan keta qelbesira qe nderhyne ne punet e brendeshme....

    Përgjigju
  • VFLP: 18/07/2023 15:28

    Ç'farë presim akoma,mos vallë duhet të na,vrasin për një kriminel si pocaqia F.Beleri?Kaq injorantë është ky eur/dep që nuk ishikon llagapin.

    Përgjigju
  • populli: 18/07/2023 15:18

    Nuke duam te hyme ne Evrope po qe kshu ,ai ka shkelur ligjin e duhet denuar sipas ligjit aa na thoni luftoni korrupsionin ja ky eshte cfare te bejme te merrem me ju plera

    Përgjigju
  • Evrodeputeti: 18/07/2023 14:56

    Të ra sapuni i tha Bejlerit

    Përgjigju
  • Feri: 18/07/2023 14:23

    Se kuptoj cpune kan Greket ne Himare, dhe cju duhet atyre se cben gjukata jone. Se di cfare pronash kerkojne ne Himare dhe pse nuk flasin per pronat reale te mijra shqiptarve ne Greqi, cameri, qe akoma dhe sot greket i kan pa letra. Nuk e luptoj pse lejohen te bejne sikur duan pronat e grekve kur keto nuk ekzistojne. Nuk mund te lejohen te krijojne minoritet grek ku nuk ekiston.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 18/07/2023 14:22

    Po kta skan lene trupa televizive te hyjne ne territorin e tyre per camerin tani po thot toka himarjotve. Himarjotet jane shqiptar dhe toka eshte e tyre sic eshte dhe Cameria Tok e çameve. Po te ishte se suhet te bejm sic thot ky per ne evrop ta kam falur se sdua ty hyjm fare.

    Përgjigju
  • Juni: 18/07/2023 14:13

    Ja dhe pederasti i rradhes qe fut hundet ne punet tona. Dhe shteti yne me breke neper kembe hesht!

    Përgjigju
  • Ana: 18/07/2023 14:10

    Greqia vetem te persihet ne punet qe si takojn si gjithmone, ne EU shtetet perendimore me keto tallen Kurse me Shqiperine keto sillen sikur jan Zot

    Përgjigju
  • Adi: 18/07/2023 14:10

    Hakde gamisu apipisu esi ke Fredi arqidhi

    Përgjigju
  • Lefta: 18/07/2023 14:08

    E ka kuptuar greku sa i lirë është shqiptari.

    Përgjigju
    • Askushi: 18/07/2023 15:21

      Pirdh pirdh greko.shikoji o popull car shteti vk jan sa meren me Bejlerin.ket Belerin me ta fal ta kan fut

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?