Në gjyqin që pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj eurodeputetes, Eva Kaili, avokati i saj ka kërkuar që klientja e tij të lihej e lirë dhe të vendosej në një regjim mbikëqyrje elektronike deri në përfundim të hetimeve.
Nga ana tjetër, Kaili ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj saj.
“Kemi kërkuar që zonja Kaili të vendoset në një regjim mbikëqyrjeje elektronik me byzylyk. Ajo merr pjesë aktive në hetim dhe kundërshton çdo akuzë korrupsion nga ana e saj”, u shpreh avokati.
Lajmi kryesor:
Skandali i korrupsionit që tronditi PE-në, gjykata belge: Eurodeputetja greke do qëndrojë në paraburgim edhe 1 muaj
B.V/ReportTv.al