Europa League luajti raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Duke nisur nga 18:45, Atalanta fitoi 1-2 me Sportingun në Lisbonë, ndërsa Berat Gjimshiti la fushën i dëmtuar. AEK-u barazoi 1-1 me Ajax-in në Athinë, ndërsa Olympiacos barazoi 2-2 në udhëtim me Backa Topola në Serbi.
Në ndeshjet e tjera, Betis fitoi 2-1 me Sparta Praga, ndërsa West Ham fitoi 1-2 me Freiburg. Marseille dhe Brighton barazuan 2-2 në "Volodrome".
Në Lisbonë, Sportingu vendas humbi 1-2 me Atalantën duke mos i bërë dot ballë italianëve. Skuadra nga Bergamo shënoi dy herë me Scalvinin dhe Ruggerin në minutat 33 dhe 43. Në pjesën e dytë Gyokeres shkurtoi diferencat, me golin që ishte sa për statistika. Me këtë sukses Atalanta merr kreun e grupit D me gjashtë pikë, ndërsa Sporting dhe Sturm Graz kanë tre pikë, ndërsa Rakou zero pikë.
Roma fitoi 4-0 me Servette për raundin e dytë në grupin G të Europa League. Në "Olimpico" dhe me Mourinhon të pezulluar, vendasit nuk e vendosën në diskutim fitoren. Lukaku në minutën 21, Belotti në minutat 46 dhe 59-të si edhe Pellegrini në minutën 52 shënuan për romanët. Me këtë sukses, Roma dhe Slavia e Pragës kryesojnë grupin me gjashtë pikë, teksa Servette dhe Sherif kanë zero pikë.
Liverpool fitoi 2-0 kundër Royale Union për grupin E në Europa League. Në "Anfield Road" golat u shënuan nga Gravenberch në minutën e 44 dhe Diego Jota në minutën e 90+2. Me gjashtë pikë, Liverpool kryeson grupin, ndjekur nga Touluse me katër, Royale me një dhe LASK me zero pikë.
Rezultatet:

Atalanta fitoi 1-2 me Sportingun në Lisbonë, për grupet e Europa League. Në fushë për 54 minuta ishte edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares. Pas kësaj minute, qendërmbrojtësi u detyrua të zëvendësohej nga Toloi pas një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij, teksa trajneri Gasperini u detyrua të luante për shumë minuta pa qendrën e prapavijës. Ky lëndim i Gjimshitit vjen vetëm një javë para ndeshjes Shqipëri - Çeki që luhet më 12 tetor në "Air Albania" dhe vlen për kualifikueset e Euro 2024. Pas testeve mjekësore do mësohet më shumë për gjendjen e Beratit.