Berat Gjimshiti me fanellën zikaltër

Një javë nga sfida me Çekinë, Berat Gjimshiti bën tërheqje muskulare! Lë fushën në Europa League

5 Tetor 2023, 21:19
  • Share

Atalanta fitoi 1-2 me Sportingun në Lisbonë, për grupet e Europa League. Në fushë për 54 minuta ishte edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares. Pas kësaj minute, qendërmbrojtësi u detyrua të zëvendësohej nga Toloi pas një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij, teksa trajneri Gasperini u detyrua të luante për shumë minuta pa qendrën e prapavijës. Ky lëndim i Gjimshitit vjen vetëm një javë para ndeshjes Shqipëri - Çeki që luhet më 12 tetor në "Air Albania" dhe vlen për kualifikueset e Euro 2024. Pas testeve mjekësore do mësohet më shumë për gjendjen e Beratit.


Lajmi kryesor:

Liverpool dhe Atalanta bëjnë detyrën, fitojnë Leverkusen dhe Roma! 'Lumë golash' në Europa League (GOLAT)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?