Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi po kalon një sezon shumë të mirë me Besiktas në Turqi. Për raundin e katërt në Europa League, skuadra nga Stambolli fitoi 2-1 kuundër Malmos dhe golin e parë për të tijtë e shënoi Ernest Muçi.
Shqiptari tanimë ka zënë vend në formacionin më të mirë të raundit të katërt edhe sipas "SofaScore" ka një vlerësim prej 8.4 duke lënë pas disa emra të rëndësishëm.
Muçi ndan formacionin me emra si Mancini, apo shokët e skuadrës Paulista e Svensson. Mertens, Diallo e Bruno Fernandes janë gjithashtu pjesë e kësaj liste.
Për paraqitjet e tij të mira dhe tre golat në tre javët e fundit të sezonit, Muçi mori ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor.