Festa e Francës U-17

Sport

Euro U-17 / Franca merr fitoren e parë në Grupin A, mposht Gjermaninë 3-0 në 'Elbasan Arena'

20 Maj, 14:34| Përditesimi: 20 Maj, 14:37

  • Share

ELBASAN - Franca regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, pasi mposhti Gjermaninë në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-0.

“Gjelat” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan dy gola të shpejtë që në pjesën e parë me Ilyas Azizi dhe Djylian Nguessan. Fitoren e vulosi Christ Batola në fraksionin e dytë, pasi realizoi golin e tretë.

Skuadrat i nisën sfidat me këto formacione titullare:

Gjermania: Marcello Trippel (GK), Natnael Abraha, Osman Turay (C), Elias Vali Fard, Mussa Kaba, Alexander Staff, Lennart Karl, Moritz Göttlicher, Raphael Pavlic, Salvatore Mule, Lasse Isbruch.

Franca: Ilan Jourdren (GK), David Boly, Lucas Batbedat, Emmanuel Mbemba, Abdoulaye Camara (C), Rémi Himbert, Paul Eymard, Djylian Nguessan, Ilyas Azizi, Hermann Diandaga, Rudy Matondo.

Ndeshja nisi menjëherë me gol, pasi Franca zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të me Ilyas Azizi. “Gjelat” vijuan të ishin të pandalshëm dhe shënuan golin e dytë në minutën e 12-të me Djylian Nguessan.

Gjermania mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 31-të, pasi Mussa Kaba u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Francën, ndërsa në fraksionin e dytë “Gjelat” vulosën fitoren me golin e Christ Batola në minutën e 78-të. Takimi përfundoi 3 - 0.

Ndeshjet e dyta në Grupin A të Kampionatit Europian U-17 do të luhen më 22 maj. Në “Elbasan Arena” Shqipëria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Po atë ditë, në “Arenën Kombëtare”, Franca do të luajë ndaj Portugalisë në orën 20:30.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?