Eva Buzo sportistja me origjinë Shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.
Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme rreth orës 14:00 është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë dhe rreth orës 18:00, Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.
Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionion e saj.
Deri në orën 18 pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkuar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare. Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 mije për të mbërritur në brigjet e Vlorës. Mendohet se ajo do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës.
Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone po shkon për ti çuar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, sepse kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin.