Kokalari: Opozita nuk e mund Ramën në 2025, s’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë fatet e vendit! Basha të fitojë luftën përballë tij

22 Qershor 2023, 22:22| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 07:14

  • Share

TIRANË- Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari, ishte një ndër mbështetëset e Sali Berishës në luftën që ai nisi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por sot ajo është një ndër personat më kritikues të ish-kryeministrit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kokalari tregon përse e mbështeti Sali Berishën.

“Motivimi ishte se sulmi ndaj tij ishte për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Kur kam vendosur të vi pas ftesës për Foltore, mendova që do ishte një ide e mirë për ti dhënë një dorë. Isha e pakënaqur me Lulzim Bashën. Kisha kohë që thoja para zgjedhjeve se nuk më dukej se po bën një fushatë siç duhej, kur Berisha u bë non grata mendova se ishte sulm ndaj opozitës se e shihja Berishën si një person që po ikte nga politika për shkak të moshës”, tha Kokalari.

Kokalari tregon edhe arsyet se përse u distancua nga Berisha, që sipas saj ai premtoi primare, por nuk garantoi votën e lirë.

“Kur t’i premton Primare dhe nuk garanton votën, këtu kalojmë në pushtetin e fortë që kanë këta. Nuk ka me gjë jo demokratike se listat e mbyllura”, tha Kokalari.

E pyetur nëse Berisha është një problem për Partinë Demokratike, ajo thotë edhe mund të jetë kur kthen kokën pas dhe sheh që pas 32 vitesh partia është në këtë pikë. Sa i takon Bashës, Kokalari thotë se figura e tij është konsumuar në 8 vite që ka qenë krye të partisë. Lufta mes Berishës dhe Bashës thotë se e ka ndarë PD në bazë të interesave të tyre personale.

“Mundet kur shkon dhe kthehesh në kohë 32 vjet dhe mendon si ka ecur dhe pse jemi pas 32 vitesh në këtë pikë. Fakti që Basha u kthye tregon se ka probleme të thella. Luftë që u krijua dhe u izolua mes Bashës dhe Berishës. Duket sikur gjithë PD është ndarë në bazë të inateve personale dhe në bazë të disfatave që fajtorë janë vetë ata. Basha mund të jetë konsumuar në 8-vjeçarin e fundit që ka qenë në pjesën e PD”, tha ajo.

E pyetur për rikthimin e Lulzim Bashës, ajo me nota talljeje thotë se është e kënaqur që u kthye dhe tani është në fazën e argëtimit, Por për ish-kryedemokratin thekson se duhet të fitojë në luftën që ka me Berishën.

"Opozita pa Berishën e Metën, mundet me Lulzim Bashën. Nuk është reflektim ndaj tij, por me kënaq fakti qe është rikthyer. Jam tek pjesa e argëtimit që është kthyer", tha Kokalari. 

Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. Kokalari tha se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi.

Ajo thotë se kupola 32-vjeçare, në të cilën fut Ramën, Berishën dhe Metën duhet të çmontohet dhe të tre të largohen.

"Kupola 32-vjeçare, regjimi postkomunist, ku futet edhe Rama edhe Berisha e Meta. Ka ardhur koha që në të gjithë, mediat, gazetaret duhet të marrim një hap para ta çmontojmë kupolën që të tre. Të tre duhet të ikin. Shqipëria nuk merr dot frymë. Nuk ka jetë", tha ajo. 

Sa i takon Metës, Kokalari u shpreh se ai i mori çfarë kishte për t’i marrë Partisë Demokratike dhe se tani po punon për të forcuar Partinë e Lirisë financiarisht për zgjedhjet e 2025.

Ora 22:37
Kokalari në ‘Real Story’: Opozita e përçarë s’e mund Ramën në 2025, të dalim të bashkuar! S’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë për fatet e vendit

 

Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. E ftuar në Report Tv, Kokalari tha për gazetarin Sokol Balla se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi, pasi në situatën në të cilën ndodhet opozita më i fituara do të dalë kryeministri Edi Rama.

"Do doja ta shihja PD ta bashkuar. Ideale për mua nuk do ishte që të kisha partinë konservatore dhe ta luftoja. Nuk është se kam dëshirë, unë mund të dal dhe t’i bashkoj fare mirë, mund të ishte edhe zgjidhje më e mirë. Elektorati gri është fokusi im. Dua të tërheq fakultetet gjimnazet. Momentalisht jam në një lëvizje politike, që mund të kthehet ë parti. Në 2025 nëse jemi të ndare si jemi sot, nuk do fitonim kurrë. Opozita duhet të forcohet në një të vetme. Në 2025, ne se fitojmë dot. Në këtë gjendje jo. Më i kënaquri është Edi Rama dhe PS. Këtu do ketë shumë probleme, se do kemi ego në mes. Nuk, mund ta lëmë më egon e dikujt të vendosë fatet e këtij vendi", tha Kokalari në Report Tv.

Kujtojmë që Evi Kokalari ka prezantuar lëvizjen e saj të re politike ‘Konservatorët’.

Ora 22:30
Rikthimi i Bashës, Kokalari në ‘Real Story’: Më kënaq fakti që u kthye! Duhet të fitojë luftën me Berishën

 

Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në Report Tv ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ajo thotë se opozita pa Berishën dhe Metën, mundet me Lulzim Bashën. Në emisionin Real Story, Kokalari thotë se Basha tashmë duhet të fitojë luftën me Berishën. Një koment e ka edhe për Metën, për të cilin thotë se e mori gjithçka donte nga PD dhe tani po fuqizon partin financiarisht për zgjedhjet e 2025.

“Opozita pa Berishën e Metën, mundet me Lulzim Bashën. Nuk është reflektim ndaj tij, por me kënaq fakti qe është rikthyer. Jam tek pjesa e argëtimit që është kthyer. Kjo është një luftë që Lul Basha duhet ta marrë me Sali Berishën. Meta mori ca kishte për të marrë nga PD Tani po fuqizon partinë financiarisht dhe do bëhet gati për 2025. Luli u kthye dhe unë jam gati të argëtohem në këtë polikë. Të bëjnë ca të bëjnë, ne do i shikojmë”, tha Kokalari.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/06/2023 11:20

    Mjerimi i kombit dhe vendit ton të dashur *

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/06/2023 11:20

    Oj kokalare oj kokpalare edhe ty të plaska kapur djalli si duket. Shqipëria pas zgjedhjeve 2025 do mbetet vetëm një krahin më gjuten shqipe e serboruso-greqis… dhe më koppen e Dudajevit qeqen Edvin shkjau shqipfolës në krye …ky mjerimi i kombit dhe Venedig ton

    Përgjigju
    • e drejta: 24/06/2023 10:26

      IK MORE MASKARA ,SE TI JE NJE ANTISHQIPTAR QE DI TE FLASESH SHQIP DHE ASGJE MA SHUME

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?