Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në Report Tv ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ajo thotë se opozita pa Berishën dhe Metën, mundet me Lulzim Bashën. Në emisionin Real Story, Kokalari thotë se Basha tashmë duhet të fitojë luftën me Berishën. Një koment e ka edhe për Metën, për të cilin thotë se e mori gjithçka donte nga PD dhe tani po fuqizon partin financiarisht për zgjedhjet e 2025.
“Opozita pa Berishën e Metën, mundet me Lulzim Bashën. Nuk është reflektim ndaj tij, por me kënaq fakti qe është rikthyer. Jam tek pjesa e argëtimit që është kthyer. Kjo është një luftë që Lul Basha duhet ta marrë me Sali Berishën. Meta mori ca kishte për të marrë nga PD Tani po fuqizon partinë financiarisht dhe do bëhet gati për 2025. Luli u kthye dhe unë jam gati të argëtohem në këtë polikë. Të bëjnë ca të bëjnë, ne do i shikojmë”, tha Kokalari.
Lajmi kryesor:
Kokalari: Opozita nuk e mund Ramën në 2025, s’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë fatet e vendit! Basha të fitojë luftën përballë tij
SI.E.//ReportTv.al