Radha në Kakavijë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta

'Fajtor qeveria për Kakavijën'/ Rama- Metës: Abuzim me Presidencën për qëllime të ulëta! Parodi tipike alla Baba Xhike

17 Gusht 2020, 14:26| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 17:50

  • Share

TIRANË- I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të presidenti Ilir Meta që bën fajtore qeverinë për situatën e krijuar në Kakavijë. Rama i ka cilësuar argumentet e sjella nga kreu i shtetit si paradi tipike "alla Baba Xhike". Për Ramën, ky qëndrim i presidentit, i shërben qëllimeve të tij për lëvizje politike.

"Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike", shkruan Rama. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Kjo përgjigje e kryeministri Edi Rama, vjen pas deklaratës së presidentit Ilir Meta i cili akuzoi se nuk ushtroi përgjegjësitë e saj, madje sipas tij kjo situatë mund të ishte parandaluar.

Ora 15:59
'Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria'/ Rama: Në Bullgari radha e makinave 25 km, po aty s'doli presidenti të fajësonte qeverinë

Në vijimësi të kundërpërgjigjes së tij për presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje rastin në kufiri e Greqisë me Bullgarinë, ku radha e makinave dhe kamionëve ka shkuar 25 km. Rama thotë se pavarësisht kësaj situate presidenti bullgar nuk fajësoi qeverisë, ndryshe nga sa bëri Meta.

"Sipas gazetës "Ekathimerini" radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria", tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ora news: 17/08/2020 23:45

    FAJIN E KE VETE O EDI RAMA QE E ZGJODHE KETE PLEHRE,,KETE HAJDUT PRESIDENT,,NUK E ZGJODHEM NE.....NE VEND QE TA KALBJE NE BURG E BERE PRESIDENT,,,DUROJE TANI HALEN....

    Përgjigju
  • Pipo: 17/08/2020 16:04

    Pislleku i shqiperis dhe armiku shqiperis Eshte ilir meta... turp per shqiperine dhe shqiptaret

    Përgjigju
  • REALITET: 17/08/2020 14:46

    EDI RAMA PRANO QË JE FAJTOR QË VURE ATY ATË PALAÇO HAJDUT ORDINRR ILIR METËN. TI SDUHEJ TA VIJE ATY ATË PALAÇO TË NDYR TANI DIGJOJ PORDHËT E EDEPSËZIT ILIR ME BLLOK NË DOR. PO TË PAKTËN KËRKOJU FALJE SHQIPTARVE QË VURE NË KRYE TË SHTETIT NJË MONSTËR SI ILIR FLORIRI.

    Përgjigju
    • F-35: 17/08/2020 17:12

      Jo "Une", ai ishte i degjeneruar totalisht para se te zgjidhej president. Bashkepunimi me Gazideden per te marre drejtimin e PS, vjedhja e zgjedhjeve, pakti me krimin e organizuar, blloku, CEZ-DIA, thesari, shfrytezimi e vjedhja e pasurise kombetare, etj...etj!

    • @Realiteti: 17/08/2020 15:23

      Plotsisht te drejt ne cfar thua. Pajtohem por jo 100%. Duhet te marim parasysh situaten qe ndodhej vendi ne ate kohe, dhe levizja e Rames me Meten president qetsoj gjakrat dhe vazhduan zgjedhjet e mori qeverin per mandat te dyt. Dhe e dyta e dinte qe do fitonte pik me paradhikimin e veprimeve te tij, qe sic po ndodh komkretisht. Thjesht kendveshtrimi im personal jo partiak se nuk e qeth per asnje.

    • Une: 17/08/2020 15:11

      Fajtor eshte po veshtire tja merrte mendja qe ky sharlatan president te degjenerohej deri ne kete pike

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?