Në vijimësi të kundërpërgjigjes së tij për presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje rastin në kufiri e Greqisë me Bullgarinë, ku radha e makinave dhe kamionëve ka shkuar 25 km. Rama thotë se pavarësisht kësaj situate presidenti bullgar nuk fajësoi qeverisë, ndryshe nga sa bëri Meta.
"Sipas gazetës "Ekathimerini" radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Fajtor qeveria për Kakavijën'/ Rama- Metës: Abuzim me Presidencën për qëllime të ulëta! Parodi tipike alla Baba Xhike
B.K./ReportTv.al