Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për masakrën e Grëdecit. Report Tv mëson se SPAK ka kërkuar të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish-sekretare e ministrit të drejtësisë, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.
Anjola Agolli, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrijtjes.
Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.
Lajmi kryesor:
Faksi ‘Për Shkëlzenin’, GJKKO kërkon ish-sekretaren e Bumçit! SPAK kërkon të pyesë Mediun në gjyq për masakrën e Gërdecit! Ish-ministri: Gati të ballafaqohem me Luan Hoxhën
SI.E.//ReportTv.al