TIRANË- GJKKO kërkon të zbardhet e vërteta e faksit ‘Për Shkëlzen Berishën’ të dalë nga zyra e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçit në kohën kur vendosej për demontimin e armëve në Gërdec. Gjykata ka urdhëruar policinë të gjejë ish-sekretaren e ish-ministrit të Drejtësisë, Anjola Agolli, e cila është dëshmitare në procesin Gërdeci.
Agolli në dëshminë e saj dhënë më herët prokurorëve implikoi direkt Shkëlzen Berishën, në demontimin e armëve në Gërdec. Agolli ka pranuar se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se “Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin…” Dëshmia e saj në GJKKO konsiderohet kyçe, ndërsa ende nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë gjykata në seancën e kësaj të mërkure përsëriti thirrjen për Luan Hoxhën, Dritan Minxollin dhe Mihal Delijorgjin të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.
Gjykata informoi se Ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAC,
Në seancën e radhës mund të merret në pyetje Fatmir Mediu në cilësinë e të pandehurit. sipas kërkesës së SPAK në gjykatës, ndërsa ky i fundit para mediave në përfundim të seancës tha se ende nuk e kishte një vendim nëse do të pranojë të dëshmojë.
“Unë kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.
Gjithashtu ish-ministri i Mbrojtjes, u pyet edhe nëse do të ishte i gatshëm për një ballafaqim me ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm,
"Ballafaqimi është kërkuar nga prokuroria. Unë e kam kërkuar ballafaqimin me çdo ushtarak. Besoj se kjo është gjëja më e mirë. Ministri i Mbrojtjes ka detyrat dhe autoritetin e vetë, shefi i shtabit ka detyrën e vetë"- shtoi ish-ministri.
Seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve në Masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, është vendosur të mbahet më 21 shkurt.
*Ndiqni lajmet në zhvillim
Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për masakrën e Grëdecit. Report Tv mëson se SPAK ka kërkuar të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish-sekretare e ministrit të drejtësisë, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.
Anjola Agolli, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrijtjes.
Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.
Në senacën e sotme të gjyqit për Gërdecin, GJKKO informoi se ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAC.
Lidhja mes Patrik Henrit, Delijorgjit, Selmanllarin dhe Shkëlzenit
Patrik Henri, pronar i SAC, ishte partner me Delijorgjin, i cili ishte pronar i Alba Demil. SAC merrej me demontimin, ndërsa Alba Demil me ngritjen e infrastrukturës dhe rekrutimin e punonjësve, që në fakt ishin gra, fëmijë, por edhe baxhanaku i Sali Berishës, Mehmet Hoxha. Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin. Nga ana tjetër, Patrik Henri përfaqësohej nga shoku i Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari, ndërsa vetë Shkëlzeni lëvizte fijet lart, duke pasur babin, Sali Berishën, kryeministër. Kur shpërtheu Gërdeci, Patrik Henri dhe Dlijorgji nisën të akuzonin njëri-tjetrin si përgjegjës dhe madje të implikonin edhe emra të tjerë. Kur prokurorët amerikanë e morën në pyetje për llogari të drejtësisë shqiptare, Patritk Henri u shpreh se “Ylli Pinari (ish-drejtori i MEIKO nën varësinë e Mediut dhe Berishës) më prezantoi mua me Mihal Delijorgjin. Ne u takuam në House of Pasta në Tiranë, Shqipëri. Mu tha se ai kishte çmilitarizuar tanke për MEICO dhe ishte shumë i familjarizuar me drejtimin e biznesit si në Shqipëri dhe me MEICO. Gjithashtu mu tha se ai kishte një kompani ndërtimi, e cila mund të ndërtonte çdo ambient të nevojshëm si dhe të siguronte fondet, që kërkoheshin për të blerë lëndën e parë”.
SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të ish-ministrit Fatmir Mediu. Seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit do të mbahet në 21 shkurt.
Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Mbrojtjes duke komentuar edhe mos paraqitjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët mos të pyeten.
“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen me fushën e veprimtarisë së Ministrisë. Sa i përket pyetjes time, do konsultohem me avokatët e mi. Unë kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.
Ke pritur 16 vjet qe te te pyeste prokuroria?! Ti ke 16 vjet qe lufton qe procesi te mos rihapej!
Përgjigju