Fakte/ Spahiu: Kadare s’i ka quajtur emigrantët 'jashqitje e kombit', por Xhelil Gjoni

3 Korrik, 17:54| Përditesimi: 3 Korrik, 18:04

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi në Studio Live për Arbër Hitajn se nuk është e vërtetë akuza që i bëhet Ismail Kadaresë se ka quajur emigrantët në vitet '90, si jashtëqitje e kombit. Sipas tij këtë e ka thënë Xhelil Gjoni, por regjimi komunist në fundin e tij ia ngjiti Kadaresë.

'Sot gjykohet vepra e Ismail Kadaresë, ne vlerësojmë veprën e tij dhe është e pavdekshme. Çuditërisht kam lexuar dhjetra akuza që i kam lexua që në rini, me të padrejtë një akuzë që u ngrit nga Xhelil gjoni që i ka quajtur refugjatët e 2 korrikut, fjalët e Xhelil Gjoni ia vuri Partia Komuniste Ismail Kadaresë, për të ngritur një propagandë. U përpoq i ndjeri Kadare që nuk kishte qenë në tubim as nuk e kishte bërë deklaratën që emigrantët janë jashtëqitje e kombit. Sot rikthehet e rikthehet vetëm për të minimizuar përmasat gjigande Ismail Kadare në veprën e tij. Ata që ndjehen të vegjël nga vepra janë organizuar për ta bërë pis funeralin e tij. Nuk ndodh që në ditën kur ndërron jetë një pjesë e shoqërisë të ketë këtë tërbim', shprehet Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?