Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar

3 Korrik, 17:45| Përditesimi: 4 Korrik, 07:45

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu u ndal sot në ‘Studio Live’ teksa foli për Arbër Hitajn lidhur me funeralin dhe përcjelljen në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadaresë.

Spahiu pati një koment për sulmet që iu bënë Kadaresë edhe sot në funeralin e tij, duke u shprehur se kjo është përtej çdo kodi zakonor dhe fetar.

'Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte vepra e Kadaresë, tregonte absolutisht ndjenjën e fortë kombëtare në çdo cep të Shqipërisë etnike, në çdo cep ku jeton shqiptar. Edhe në ditën që ndërroi jetë arriti të bashkojë shqiptarët, figurat nga të gjitha trevat. Ajo që më ka bërë përshtypje. Nuk është funerali zyrtar por pjesëmarrja e qytetarëve të lirë. Në Tiranë janë parë në rrugë, qytetarë të ndryshëm të paorganizuar të cilët të pikëlluar donin të merrnin pjesë qoftë në afërsi qoftë në distancë në lamtumirën e fundit. Kjo është vlera e madhe, përtej kortezisë zyrtare, e cila është për tu vlerësuar. Ata që i bëjnë kritikë janë turpi antishqiptar edhe ditën e funeralit merren me detaje apo pjesëmarrësit.'

Spahiu i cilëson si çmenduri hedhjen e baltës ndaj Kadaresë edhe sot në ditën e funeralit. Kjo sipas tij është përtej çdo kodi zakonor shqiptar dhe fetar.

'Edhe në funeral edhe mafia i respekton kodet e heshtjes. Heshtin edhe fundi i shoqërisë. Ndjej keqardhje që nëpërmjet media në këtë ditë të shenjtë të hidhet baltë ndaj figurës së shekullit të fundit që ne kemi. Çfarë këto 48 orë kam lexuar një çmenduri e cila nuk mund të ndalej, nuk mund të rri pa thënë. Kush ajanë ata që sulmojnë Ismail Kadarenë. Duan partinë më shumë se Shqipërinë, më shumë kryetarin se kombin. Nën petkun e besimit fetar nuk kanë Zot, por shkelni çdo kod. Nuk lënë dot as të vdekurit të qetë, nuk njohin asnjë normë shoqërore.'

Ata që i janë vërsulur Kadaresë këto ditë sipas Spahiut e kanë antishqiptarizmin në gen.

'Vjellin vrer ndaj figurave të kombit. E kanë ndjenjën e antishqiptarizmit në gen. Hedhin tymnajë ndaj një figure që është sulmuar nga të gjitha regjimet. Janë ata që në petkun e besimit fetar, por marrin misionin e Zotit për të bërë gjykim', u shpreh Spahiu. 

Më tej Spahiu hodhi poshtë akuzat që i bëhen Kadaresë se paska thënë në 1990 se emigrantët janë jashtëqitja e kombit. Sipas tij kjo akuzë u fabrikua nga regjimi komunist, kur në fakt e kishte thënë Xhelil Gjoni.

'Çuditërisht kam lexuar dhjetra akuza që i kam lexua që në rini, me të padrejtë një akuzë që u ngrit nga Xhelil gjoni që i ka quajtur refugjatët e 2 korrikut, fjalët e Xhelil Gjoni ia vuri Partia Komuniste Ismail Kadaresë, për të ngritur një propagandë. U përpoq i ndjeri Kadare që nuk kishte qenë në tubim as nuk e kishte bërë deklaratën që emigrantët janë jashtëqitje e kombit. Sot rikthehet e rikthehet vetëm për të minimizuar përmasat gjigande Ismail Kadare në veprën e tij.' 

Ora 18:03
Spahiu për vetëvrasjen para SPAK: Prokuroria s’ka arrestuar kokat e 'fajdexhive me liçensë'

Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live vetëflijimit e Pal Trashaj që piu fostoksinë para dyerve të SPAK pasi përmbaruesit e mikrokredive i kishin sekuestruar pasuritë atij dhe familjarëve. Sipas Spahiu, hetimi i Prokurorisë ka vijuar me vonesë dhe nuk janë arrestuar kokat e këtyre kompanive, që janë fajdexhinj me licencë.

'Është një diskutim i bllokuar në media prej 2 vjetësh. Është censuruar në portale media. Është debat disktutim mohuar nga një dorë e fshehtë e pakuptueshme por ka sjellë mijëra viktima. Në Shqipëri kemi fajdexhinj të licensuar me ligj. Sistemi bankar ka licensuara fajdexhinj të cilët blejnë kreditë e këqija, dhe u a dhjetëfishojnë interesat bankare qytetarëve. Mijëra familje janë viktimë. Dhe pjesë e kësaj skeme mashtruese është ai qytetar që dje u detyrua të vetëflijohet.

Kjo ka ndodhur edhe për faktin që për dy vite më radhë ndonëse ka patur denoncime pa fund, është hezituar nga Prokuroria për të arrestuar kokat e piramidave e moderne në Shqipëri. Dëmi u dhjetëfishua dhe ndërkohë kapot e fajdeve me licensë larguan paratë jashtë Shqipërisë. Një veprim më vonesë nga Prokuroria. Ka bërë të mundur arrestime të pjesshme, dhe kapjen e pjesshme të parave. Pamundësohet kompensimi. Në këto kushte kanë detyruar të vijë kjo ditë dhe të dalin para SPAK të japin fund jetës. Nga 700 mijë lekë në 5 mijë euro. Dhe i kanë sekuestruar pasuri.

Nuk ka ndodhur vetëm me të ndjerin por me çdo familje pjesë e mikrokredive. Askush nuk merret me trurin e kësaj situate. Është nga më të rëndat. Nga krimet më të sofistikuara. Mediat nuk e kuptonin se çfarë fshihej pas kësaj skeme. Edhe një pjesë e prokurorëve ishin të paaftë. Ishin përballë një aktivitetit të ligjshëm vetë shteti e kishte lejuar. Është heshtje. Pse duhet të dalin 21 apo 31 të vrasin veten që shtetit të kujtohet. Ende nuk e ka vëmendjen e duhur kjo çështje. Ajo pjesë që nuk është pjesë e kësaj skeme.'

Ora 17:58
Spahiu: Fredi Beleri 'Kalë Troje' i Berishës për t'i vënë zjarrin Himarës me shkrepsen e Greqisë

Kreshnik Spahiu duke folur në Studio Live pasditen e sotme u ndal edhe tek situata në bashkinë e Himarës dhe Fredi Beleri. Ai tha për Arbër Hitajn se Beleri është Kali i Trojës që ka lënë Sali Berisha për t'i vënë flakën Himarës dhe Shqipërisë me ndihmën e shkrepses greke.

'Ligji parashikon procedurën si realizohet, në momentin aktual kemi konflikt interesi, një kryetar bashkie është eurodeputet. Në bazë të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. KQZ heq mandatin dhe çon presidentit dekretin për shpalljen e zgjedhjeve. KQZ nuk e bëri. Brenda 45 ditësh duhet të realizohen zgjedhjet në momentin që presidenti i shpall. Shkon javën e parë të gushtit ose javën e par të shtatorit. Fillimi i vjeshtës është beteja finale mes Shqipërisë dhe Greqisë në Himarë.

Beleri është Kali i Trojës së Sali Berishës për t’i vënë zjarrin Himarës dhe Shqipërisë me shkrepsen e Greqisë. Është një individ që do fusi në histori PD për aleancën zyrtare me klanin më të rrezikshëm grek. Nëse Kurti do bënte koalicion me pakicat serbe dhe Radoiçiçin në Kosovë, do ekzekutohej politikisht brenda 24 orëve.

Ndjej keqardhje që mijëra demokratë që e sollën PD si një lëvizje historike patriotike qytetarë o nuk janë më me këtë parti ose janë ajo pjesë që nuk i kanë mbetur fije patriotizmi, integriteti, bëjnë paqe me djallin në kurriz të interesave të Shqipërisë. Janë ata që nuk kanë asnjë lloj parimi. Ka dhe një problem të tretë që është në burg dhe nuk do marrë dot mandatin e europdeputetit deri në tetor. Është dënuar me 2 vite burg i mbeten disa muaj.'

Ora 17:54
Fakte/ Spahiu: Kadare s’i ka quajtur emigrantët 'jashqitje e kombit', por Xhelil Gjoni

 

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi në Studio Live për Arbër Hitajn se nuk është e vërtetë akuza që i bëhet Ismail Kadaresë se ka quajur emigrantët në vitet '90, si jashtëqitje e kombit. Sipas tij këtë e ka thënë Xhelil Gjoni, por regjimi komunist në fundin e tij ia ngjiti Kadaresë.

'Sot gjykohet vepra e Ismail Kadaresë, ne vlerësojmë veprën e tij dhe është e pavdekshme. Çuditërisht kam lexuar dhjetra akuza që i kam lexua që në rini, me të padrejtë një akuzë që u ngrit nga Xhelil gjoni që i ka quajtur refugjatët e 2 korrikut, fjalët e Xhelil Gjoni ia vuri Partia Komuniste Ismail Kadaresë, për të ngritur një propagandë. U përpoq i ndjeri Kadare që nuk kishte qenë në tubim as nuk e kishte bërë deklaratën që emigrantët janë jashtëqitje e kombit. Sot rikthehet e rikthehet vetëm për të minimizuar përmasat gjigande Ismail Kadare në veprën e tij. Ata që ndjehen të vegjël nga vepra janë organizuar për ta bërë pis funeralin e tij. Nuk ndodh që në ditën kur ndërron jetë një pjesë e shoqërisë të ketë këtë tërbim', shprehet Spahiu.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Llapush llapaqen-spahiosmandhija mongoli,: 04/07/2024 21:15

    Llapush llapaqen-spahiosmandhija mongoli,"ben moral dikush qe as qe e di ceshte morali,duke harruar bemat e tija,qe kerkonte 250-450mij evro per vehte dhe bashkeperfituesin topet ".

    Përgjigju
  • QYTETARI I SHQIPËRIS: 03/07/2024 21:03

    NUK JAM POLITIKAN, POR SHQIPTAR PO ,NUK KAM NEVOJË PËR OFIQE,S.P.S JAM PENSIONIST, AQ MË PAK SOT KADAREJA NUK KA NEVOJË PËR MBROJTIE.AI NUK KA BËRË ASGJË PËR TU GJYKUAR.MBROJTIA E TIJ NGA KUSHDO E NË VEÇANTI NGA NJË FARË KRESHNIKU I KËSH.LART TË DREJTËSIS,I PART.QË ISHTE KUQ EZI,QË BËN MORAL NGA LARG E JO SI AI QË MBYLLI SYTË ËSHTË TURP I MADH.JAZËK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?