Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.
Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi në redaksinë e televizionit tonë.
"Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur", tha Valentina e tronditur.
Por si ndodhi ngjarja?
Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.
Familjarët e Artjol Ramajt e kanë denoncuar zhdukjen e tij në ‘Pa Gjurmë’ por si u vra 29-vjeçari shqiptar. Trupi i është gjetur në një zonë pyllëzuar sipas mediave spanjolle. Vrasje e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’
Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar spanjoll, i cili marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçarin shqiptar në plantacionin e marihuanës, ku dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu. Autori për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. Trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe kishte plagë që tregonin qartë se ai kishte vdekur me dhunë. Ai kishte lëndime të rënda në kokë .
Siç detajohet nga policia katalanase në një njoftim për shtyp, hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen shqiptarit më 4 mars. Hetuesit u tërhoqën dhe u kthyen në shtëpinë ku i riu i vdekur ishte një ‘kopshtar’ për një plantacion marihuanë. Më 8 prill , partneri i tij , 52-vjeçari me kombësi spanjolle, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të trafikut të drogës, iu komunikua sërish arrest si autori i dyshuar i vrasjes së të riut shqiptar.
Më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonja dhe ku viktimat janë shqiptarë.