FIER- Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes Gushi që u shua tragjikisht në aksident, familjarë të viktimave kanë bërë thirrje për drejtësi! Dhimbjes së aksidentit, i është shtuar edhe zemërimi, pasi familja e të riut që shkaktoi aksidentin, Igli Madani nuk e ka marrë mundimin që të kontaktojë të afërm të viktimave për t’i ngushëlluar.
Kjo gjë për nënën e Silvanës është e pafajshme, teksa thotë se nuk i pret më! Ajo kërkon drejtësi që i riu Igli Madani të shkojë pas hekura, pasi sipas saj aty e ka vendin. Është e vetëdijshme që nga dhimbja mund të thotë shumë fjalë të rënda, por kërkonin mirëkuptimin për dhimbjen e saj, pasi përballë vdekjes që 4 fëmijëve të saj siç i quan, i druhet mungesës së drejtësisë.
“Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht, i bëj thirrje të gjithë popullit, nënave, baballarë, për këta çuna që i lënë vend e pa vend, e që u marrin jetën njerëzve që mezi i kemi rritur, i lutem shumë qeverisë që të marrë masa, t’i çojnë aty ku e meritojnë, se sot 4 fëmijët e mi po hanë dhe, më mbyllën derën e vajzës, erdhi me pushime te prindërit si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një djalë i paedukuar, se ai nuk e meriton të jetë djalë nëne e babait, nëse është djalë me norma, të vërë dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne një llaf, ka 5 ditë që ka ndodhur dhe nuk kanë ardhur që t’i thonë kësaj nëne një gjysmë llafi, ça prindi është ky, ça nëne është kjo, po t’i kishin veshur kësaj nëne 4 fëmijët siç më vdiqën mua, çfarë do bënte kjo nënë? U lutem shumë Ramës, Metës, popullit, e të gjithë, që të ngirhen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend, se sot e pësova unë e nesër do e pësojnë nënat e tjera, se këtu nuk ka drejtësi, është paraja, prandaj vajza ime, ishte e thjeshtë, ishte një familje e thjeshtë, kishte vajtur në emigrim dhe i morën jetën këta rrugeçër, maskarenj, nuk kam ç’të them, nënat të ngrihen e të e të mos u japin makina fëmijëve 100-200 mijë euro, po t’i marrin e ti edukojnë si gjithë fëmijët e tjerë me shkollë e edukatë, ca do bënte ajo. Nuk ka ç’të them më është helmuar kocka, e shpirti, po prisja vajzën, vetë e di si ka mbërritur me halle plot, prandaj i bëj thirrje Shqipërisë, nuk ka ç’të them, jam shumë e vrarë, ju lutem më falni nëse flasë ndonjë fjalë, por jam nënë dhe e dinë të gjithë nënat. Nuk i pres më ato, sot është vonë, të vinte të më trokiste në derë, por të ishte burrë, edhe sikur të më jepte plumbit e të më thoshte më “vrit” unë nuk do e vrisja se nuk jam hakmarrëse, dua drejtësi, siç do ha dhe 4 fëmijët e mi dhe ai të shkojë atje ku e meriton, edhe djali im po ta kishte bërë, si nënë do thoja ‘të kalbej atje’”, ka thënë nëna e Silvanës.
“Sa kushton jeta e një njeriu në Shqipëri?”, “Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër”, “Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim”, kanë qenë disa prej pankartave me mesazhe kushtuar aksidentit tragjik që mbushën sheshin në qendër të qytetit të Fierit. Dhimbjes së familjarëve për drejtësi, i janë bashkuar edhe dhjetëra qytetarë, të cilët iu gjendën pranë në kërkesën e tyre për të bërë drejtësi.
Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e 25 qershorit në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi, Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.
Familja Gushi
Foto nga homazhet
Në një bllok të vogël ngjyrë rozë, Anastasia, vajza e madhe e familjes Gushi, që u shua tragjikisht në aksident, ka mbajtur një ditar ku ka shënuar momente pikante nga jeta e saj. Ditarin e quan “Junakuk”, teksa i tregon atij se sa e lumtur është që do shkonte në Shqipëri te nëna, gjyshi dhe tezja. Kjo copëz e ditarit u lexua sot në shesh, në homazhet e mbajtura.
“Sapo filloi behari, dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, tabletë të dyjave. Bëj shaka. Dua shumë të vete, por dua dhe të marr tabletin, se s’bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do iki në punë”, thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias. Më tej vajza shkruan: ‘Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur. Jam e lumtur. Ti ke thënë që të jem e lumtur dhe do jem shumë e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë. Të jap llafin… është ora 23:06 minuta mami iku në spital, babit i kishte rënë të fikët. Kunakuk erdhi babi, bëri një gjilpër, por i dhemb mesit, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë.”, thuhet në një pjesë të rrëfimit të 9-vjeçares.
Në ndryshim nga nëna, motra e Silvanës, e ka të vështirë të mbajë lotët. Ajo kërkon drejtësi që Igli Madani të dënohet, nuk ka shumë rëndësi se sa vite, për të mjafton që të vihet drejtësia në vend.
“Na ka mbyllur një derë që nuk ka për t’u parë më në këtë jetë, edhe sikur bota të kthehet përmbys. Në familjen tonë është hapur një plagë shumë e madhe, unë kërkoj drejtësi, sidomos për ata dy fëmijë të vegjël, ato dy vajza, që ne na dhemb zemra më shumë, sesa për motrën dhe kunatin, dua të drejtën, nuk dua as të vrasim e as të presim, se kemi vëllezër e motra, i lutem shteti shqiptar që të na ndihmojë si ne dhe çdo familje shqiptare që të vërë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion, kam shumë besim te shteti shqiptar që do vendoset e drejta, për mua nuk ka rëndësi sa dënohet 10 vjet, 5 vjet, 2 ditë ai të dënohet, vetëm drejtësia të vihet në vend”, ka thënë e motra.
Ngushellime familjes..POR ai maskara e meriton te varet ne me te fierit...djale i poshter....
PërgjigjuMeqe ste kane ngushellu prind e autorit dhe autori Shkoni ngushelloni ju. Vetem ne intervista ngelet, sa qef e paskeni tv e median, Jo me shku aty me marr ate qe ju takon.
PërgjigjuMe keta gjukates dhe prokurore ,duhet te kerkoni drejtesi por edhe hakmarrje,madje ka ardhe koha qe edhe ndaj gjyetareve kck
Përgjigju