Sociale

Familja moldave, nga turistë në banore të Vlorës! Masha, moldavja që mëson shqip te ‘Avni Rustemi’: Shkolla nuk është e vështirë

22 Shtator 2022, 20:26| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:36

  • Share

Të shumtë janë të huajt që zgjedhin të jetojnë në qytetin bregdetar, ndërsa fëmijët studiojnë në gjuhën shqipe. Masha nga Moldavia, Platoni e Uljana vëlla e motër nga Bjellorusia janë nxënës të klasës së tetë në shkollën "Avni Rustemi".

Masha Paramonova për një vit e gjysmë ka arritur të mësojë mjaft mirë gjuhën shqipe dhe është miqësuar me shokët e klasës.

"Në vitin e kaluar kam ardhur nga Moldavia, në prill. Kam bërë kursin me profesorin që flet rusisht dhe shqip dhe unë mësova. Këtu në shkollë librat janë në shqip kam bërë translate dhe nuk është e vështirë. Kam shoqe dhe sillen mirë. Jetoj në shtëpi me qira, prindërit kanë agjenci turistike. Kam dhe një vëlla në shkollën tregtare", tha Masha.

14-vjeçarja ka dëshirë të jetojë gjithmonë në Shqipëri, por nëna e saj Natalia Paramonova treagon se mbërritën si turistë dhe vendosën të qëndrojnë për disa kohë....

"Rreth një vit e gjysmë më parë apo diçka më shumë erdhëm si turistë. Në Moldavi menaxhoja një agjenci turistike dhe vendosëm më pas të qëndronim në Shqipëri. Është mjaft bukur këtu dhe jemi duke punuar edhe për të promovuar turizmin me sa mundemi. Jetojmë si familje në Vlorë. Nuk e di ndoshta do të rikthehemi sërish në Moldavi por jo për momentin. Ndoshta me vone! Për te mos humbur asgjë vendosem që vajza të vazhdojë shkollën", tha Natalia Paramonova.

Në nisje të vitit shkollor në këtë klasë erdhën Platoni e Uljana nga Bjellorusia.

Platoni tregon se i pëlqen Vlora, ç'ka na e dëshmon me shkrim në dërrasë të zeze. Ai, si Masha ka dëshirë të jetojë këtu!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?