Kronikë

Familjarët homazhe në bulevard ku u vranë 4 protestuesit e 21 janarit (VIDEO)

21 Janar 2020, 11:34| Përditesimi: 21 Janar 2020, 11:55

  • Share

Në 9-vjetorin e 21 Janarit, familjarët e katër viktimave të shoqëruar nga disa deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe në bulevard, në vendin që u ekzekutuan. Në këtë 21 janar nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë në krye të Presidencës së OSBE-së. Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në bulevard zgjati vetëm pak minuta. Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.


Lajmi kryesor:

Sot 9 vite nga 21 Janari/ Familjarët e 4 viktimave homazhe në bulevard: Drejtësia e re, shpresa e fundit


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?