Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura thotë se tani është koha që Izraeli të "qëndrojë i bashkuar" për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura nga Gaza.
"Jemi në ditë vendimtare për një marrëveshje - ditë që do të përcaktojnë se kur pengjet e gjalla do të kthehen për rehabilitim dhe të ndjerit do të kthehen për varrim të duhur. Kjo është ora kur i gjithë Izraeli duhet të qëndrojë së bashku dhe të kërkojë me zë të lartë: të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë vëllezërit dhe motrat tona në shtëpi", thotë forumi në një deklaratë.
Organizata, e cila u formua menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, drejtohet kryesisht nga vullnetarë dhe mbështet familjet e pengjeve, ndërkohë që ushtron presion mbi qeveritë që t'i kthejnë ata në shtëpi. Ajo u ka bërë thirrje izraelitëve të mblidhen sonte në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, për të shënuar gati dy vjet që nga sulmi i 7 tetorit.
"Ky është momenti, koha dhe vendi për të vërtetuar se asgjë nuk është më e fortë se solidariteti izraelit."
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamasi 'po' planit të SHBA, IDF pezullon sulmet! Nesër në Egjipt negociata për lirimin e 48 pengjeve, zyrtari i Trump niset për në Kajros
Xh.D/ReportTv.al