Famullitari i Velipojës: Përmbytjet e Shkodrës jo më fatkeqësi, por neglizhencë qeveritare e papërgjegjshmëri qytetare

12 Shkurt 2021, 22:30| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 22:31

  • Share

Situata e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës që shënon ditën e 35-të të tyre në disa zona, ka ngjallur edhe reagimin e Famullitarit të Velipojës Dom Marjan Gega.

Në një postim në rrjetet sociale, Famullitari i Velipojës shkruan se kjo nuk është më fatkeqësi për shkaqe natyrale, por menaxheriale për shkak të neglizhencës qeveritare por edhe papërgjegjësisë qytetare,

“Përmbytjet e ripërsëritura në zonën e Nënshkodrës nuk janë më një rastësi. Shkaqet nuk mund të quhen më për shkaqe natyrore, por menaxheriale: babëzi..., neglizhencë, përçmim për mijëra familje e biznese. E keqja nuk ndalet vetëm me kaq. qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe në bregdetin tonë. Kjo situatë është një lemëri menaximi qeveritar, por edhe papërgjegjshmëri qytetare”, shkruan famullitari  i Velipojës.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia: Rama vijon të hesht, pasojat i vuajnë qytetarët


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?