Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia: Rama vijon të hesht, pasojat i vuajnë qytetarët

12 Shkurt 2021, 21:44| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 22:32

  • Share

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia e ka cilësuar çnjerëzore dhe arrogante sjelljen e kryeministri Rama duke thënë se nuk po bënë asgjë për situatën e përmbytjeve në Shkodër. Spahia tha se nga përmbytjet janë prekur familje, blegtori e të mbjella por që për të Rama vijon të heshtë, ndërsa thekson se përgjigjen më të mirë ai do e marrë më 25 prill.

“Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë! Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike. Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill! Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! 25Prill ShqipëriaFiton”, shkruan Spahia.

Përmbytjet në Shkodër janë problematike ku në total janë 137 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 4,050 hektarë tokë janë nën ujë. Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa uji deri në 150 cm lartësi. Gjithashtu Xhamia e Plumbit në Shkodër është zhytur në ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ora 22:30
Famullitari i Velipojës: Përmbytjet e Shkodrës jo më fatkeqësi, por neglizhencë qeveritare e papërgjegjshmëri qytetare

Situata e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës që shënon ditën e 35-të të tyre në disa zona, ka ngjallur edhe reagimin e Famullitarit të Velipojës Dom Marjan Gega.

Në një postim në rrjetet sociale, Famullitari i Velipojës shkruan se kjo nuk është më fatkeqësi për shkaqe natyrale, por menaxheriale për shkak të neglizhencës qeveritare por edhe papërgjegjësisë qytetare,

“Përmbytjet e ripërsëritura në zonën e Nënshkodrës nuk janë më një rastësi. Shkaqet nuk mund të quhen më për shkaqe natyrore, por menaxheriale: babëzi..., neglizhencë, përçmim për mijëra familje e biznese. E keqja nuk ndalet vetëm me kaq. qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe në bregdetin tonë. Kjo situatë është një lemëri menaximi qeveritar, por edhe papërgjegjshmëri qytetare”, shkruan famullitari  i Velipojës.

Komento

Komente

  • tosi: 13/02/2021 08:55

    Ky i biri i doktor masakres se 2 prillit Bardh Spahija fajeson qeverine kur moti ka nenshtruar sivjet Britanine, Gjermanine, Francen mor hunderr. Po pse Edi Rama e hedh shiun mor hunderr, apo hiqet gjithe ajo sasi uji me pompa, o ti je nje legen bashke me Voltana serben nazisten qe dogji shkollat ne shkoder per te prishur zgjedhjet. Nuk vini ne pushtet o hunderr duke share e shpifur por duke ulur prodhimin e quneshtit dhe duke rritur prodhimin e djathit sipas Bashes qe do ta ule taksen e Turizmit nga 6% sa eshte sot ne 6% kur te vije ne pushtet. Hajde Pal Vata i ri hajde, gallate me keta te pd se,

    Përgjigju
  • dulja: 13/02/2021 06:12

    vetem ne kohen e Enver nuke pergyteshe SHkodra ,kure se tashi si P D dhe PS eshte lagure gjithmone

    Përgjigju
  • Viktima: 13/02/2021 02:02

    Nuk kemi shtet cdo njeri duhet ta kuptoje qe kjo qeveri duhet rrezuar nje ore e me pare

    Përgjigju
  • ymeri: 13/02/2021 00:48

    MBANI paster ambientin ,,mbillni peme anes lumejve,,,mos hidhni plehrat ne toke[shishe plastike-letra]],,thelloni lumejte dhe kanalet kulluese,,,,dhe shpernguluni nga zona e nenshkodres dhe lezhes drejt kodrave,,,hipni me shtepi ne kodra dhe nuk ka c'ju ben shiu dhe permbytja....nuk marrin vesh keta derra me llafe,,,vetem me polic ikin nga fusha qe permbytet c'do vit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?