Një ditë pas miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat duke justifikuar paktin me PS dhe mbylljen e listave me 1/3. Por, fansat në Facebook e kanë masakruar Berishën për këtë marrëveshje të dakordësuar. Ata kanë vërshuar në 'lumë' komentesh në drejtim të ish-kryeministrit, duke e quajtur atë një mashtrues, non grata, pazarxhi që shiti demokratët te Edi Rama.
Shqiptarja.com në një vëzhgim që bëri në reagimin e fansave të Berishës, shkëputi këto komente të fansave të cilët shprehin zhgënjimin e madh nga Berisha, duke i thënë se është thjesht një i pabesë që bëri pazar dhe tradhtoi demokratët duke i shitur te kryeministri Rama.
Përballë këtij lumi kritikash nga fansat e tij, Berisha doli në deklaratë për mediat për të justifikuar mbylljen e listave me 1/3, por vetë ai në fakt në fjalën e tij e pranoi që nuk ka deputetë të popullit, por vetëm deputetë të partisë.
“Sidoqoftë unë duhet të them dy fjalë këtu për spekulimin e tmerrshëm masiv që bëhet: deputetë të partisë-deputetë të popullit. Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur. Pra nuk ka deputetë te popullit dhe të partisë, e vërteta është ka deputetë të listave të partisë te vendosur në lista vetëm nga partia”, tha Berisha.
Disa komentues të tjerë të irrituar me Berishën i thonë se demokratët i ka kundër dhe se në vitin 2025 jo vetëm që s’do të fitojë, por do humbasë thellë dhe s’do jetë më as përfaqësuesi i opozitës.
"Syrja Hoxha: Doktor, vetëm një gjë duhet ta dini ju dhe ata që janë rreth jush; janë zvogëluar shumë shumë ata që të besojnë verbërisht, ata tashmë janë pakicë e papërfillshme edhe si elektorat opozitar. Veprimet dhe aksionet tuaja politike kane qenë tërësisht ndryshe nga ato që ke proklamuar vitet e fundit. Me ata deputet dhe përfaqësues politik që ke rreth vetes, ka rrezik që në zgjedhjet e 2025 do e humbasësh edhe primatin e përfaqësuesit të opozitës, se për të fituar me atë ekip që ke tani as nuk bëhet fjale fare. Prandaj mos u përpiq t’u hedhësh hi syve elektoratit. Votimi i atyre ndryshimeve ishte turp dhe pabesi ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe atyre opozitar në veçanti"
"Merita Bogdani: Po shumë entuziaste ishin disa deputetë te PD e të sigurtë në listat e ardhshme, sa harruan të paktën sa për sy e faqe te mos i thurnin lavde termet Gjiknurit madje dhe kryetarit të partisë siciliste ...nëse të gjithë kandidatët për deputetët nga i pari i listës e deri te i fundit të kalojnë në sitën e anëtarësisë me një anëtar një votë diçka mund të rregullohet nëse jo , ky nuk është premtim i mbajtur por një marrëveshje midis PS dhe PD..format demokratike ekzistojnë edhe me këtë formulë, te shoh jam ne pritje...Rama nuk lëshon por çfarë përpjekje u bë për këtë?? Kush e ndërpreu protestën e deputetëve e cila nga dita në ditë po ndërkombëtarizohej???? Pikëpyetje sa të duash, asgjë nga premtimet e foltores."
"Alen Xhaja: Turp tju vije qe ketej thoni regjim e ketej ndani pushtetin bashkë"
"Një Poezi Për Ty: Mashtrues profesionist....bobo Mundohet mashtrimin ta paraqes si te vertet,demokratet e ndershem nuk votojne ty dhe hajduteve perreth"
"Ledion Derxho: Qe ne momentin qe ju thonit ska zgjedhje me Ramen e nderkohe beni marreveshje ka marre fund ky muhabet!"
"Marra Kreshnik: I shite Demokratet te Rama kete here. Bashkove votat me Ramen! Pasi i shite te Luli, te Meta, te Greket, tani te Rama. Pazarxhiu pazarxhi mbetet!"
"Besim Bogdani: Mashtrues mashtrus dhe vetem mashtrues demokratet e ndershem i ke kunder"
"Murat Cela: Je i pa besueshëm o shoku NON GRATA , ti mendon akoma se ti je akoma ai i vitit 1990 1991 që ne të shihnim ty si drtita e diellit dhe të besonim për çdo fjalë që ti nxirrje nga goja jote!"
"Sokol Jeshili: Zhgenjim total! 1/3 e mbyllur eshte pabesi ndaj votuesve dhe siguron qe ata qe kane dy pare mend, nuk do votojne fare. Keshtu qe Ramoviçi na pason edhe Zahon me tej."
"Genti Labi: Po ja dha saliu se rama e mron nga drejtsia kjo dihet. ata jan bashk dhe man njeri tjetrin"
"Brahim Krasniqi: QFAR MASHTRUSI"
"Xhemal Hasanaj: Ti o sali mundë të rreshë ata të tujtë ,por marrveshja që bëre me ramën, ishte edhe një tjetër pabesi që ju bëre demokratëve.ti je i pabesë për çdo kënd , dhe për çdo gjë."
"Halit Bejko: Le ta shikojne ata qe ishin verbuar nga genjeshtrat e tua.por meqe doli hapur ortakeria me Ramen ik dhe lere PD rehat .leri te rinjte te marin fatet e pd ne dore se po e shfaros", thuhet në disa prej komenteve.
Jepuni mundesine partive te reja Arlind Qorit Adriatik Lapajt Shabanit boll me keta pazarxhinj se jane bashke ne krushqira bisnese gjithcka e kane bashke kermat
PërgjigjuUNE HABITEM,,,,ME KOMENTUESIT,,,CFARE PRITNI JU NGA BERISHA ,,,,META,,,ATA KANE HALLIN E XHEPIT TE TYRE,,,,E PER KETE JANE GATI TE VRASIN NE BULEVARD E KUDO...PRANDAJ VOTAT NE 2025 JEPJANI PARTIVE TE REJA,,QORRIT,,,SHABANIT...ETJ...
PërgjigjuPse Qorri Shabani etj nuk shikojnë interesat e tyre!? Ti je rast i rrallë që beson në përalla
Shpresoj shum qe Sali Berisha TJU .. te tanve si i shkut mrapa 30 vjet Ju pershendes ju edhe gjith parlamentin shqiptar qe bajn ligjet bashk edhe bajn aktorin demek e urrejn njeri tjetrin
PërgjigjuNuk dua te bej av.e Djallit,por te pakten Berisha nen presion e pranoi qe beri pazar,kurse Rama hesht per kete pazar.
PërgjigjuSali zorraxhiu qe ma le pa buk o pa din e iman
PërgjigjuPo e drejtë sepse Saliu është në pushtet ka 12 vjet dhe Socialistët e drejtë dhe qe mendojnë për popullin janë në opzitë. Ahahhahaha
Diasporë nuk ka. Diaspora juaj është si partitë politike. Është vetëm një krijesë e re e juaja që po e përdorni për të mashtruar naivët për përfitimet tuaja. Nuk kthehet njeri as të votojë.
Përgjigju