Fara kungulli

Farat e kungullit, përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre

7 Dhjetor, 08:15| Përditesimi: 7 Dhjetor, 08:17

  • Share

Farat e kungullit nuk janë vetëm të shijshme, ato janë të pasura me fibra, proteina, si dhe shumë yndyrna të pangopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Përfitimet shëndetësore të farave të kungullit

Farat e kungullit, përmbajnë proteina, fibra, antioksidantë dhe minerale thelbësore si magnez, zink, kalium, kalcium dhe selen.

Një grusht fara kungulli sigurojnë një përqindje të konsiderueshme të nevojës suaj ditore për shumë minerale.

Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E, acide yndyrore të pangopura dhe vitamina të tjera që promovojnë shëndetin e lëkurës.

Sipas hulumtimeve, farat e kungullit mund të ulin nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Studime të tjera tregojnë se farat e kungullit kontribuojnë në shëndetin e fshikëzës dhe prostatës.

Përveç kësaj, linjanet që ato përmbajnë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?