Tifozat Kuq e Zi

Sport

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët 'masakrojnë' Federatën në komente

3 Qershor, 11:02| Përditesimi: 3 Qershor, 11:12

  • Share

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin vështirësi për t'u pajisur me një të tillë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi se procesi i përzgjedhjes elektronike do shtyhet deri më 4 qershor (duhet të mbyllej më 2 qershor) për shkak të 'mbingarkesës së sistemit dhe transparencës'. Por, kjo praktikë e re e FSHF-së për të pajisur tifozët me bileta duket një dështim dhe këtë e tregojnë edhe komentet e shumta në faqen zyrtare të Federatës në kanalet e komunikimit.

Me shumë pak ditë në dispozicon, tifozët që vijnë nga larg nuk mund të përshtasin oraret, fluturimet apo lejet, teksa nuk e dinë ende nëse kanë një biletë.

Si të mos mjaftonin këto "çudira" dhe farsa e biletave, Tifozët Kuq e Zi, grupimi më i vjetër dhe besnik i Kombëtares nuk do jenë në stadium për shkak të përplasjes me FSHF-në, pasi organizimi i futbollit nuk siguron më bileta për grupimin TKZ. Kjo, pasi këtë të fundit dolën kundër FSHF-së për bashkorganizimin e Europianit U-21 me Serbinë në vitin 2027.

Komentet në faqen e FSHF-së në 'Facebook' 

'ÇUDIA' E FSHF-së ME BILETAT

Ndryshe nga herët e tjera, FSHF për ndeshjen kundër Serbisë si fillim hapi procesin e aplikimit për bileta dhe më pas do kishte "një përzgjedhje rastësore automatike". Kjo mënyrë duket se ka sjellë kaos për biletat dhe Federata e ka shtyrë me dy ditë procesin e shortit elektronik.

Kujtojmë se organi i futbollit konfirmoi se për sfidën kundër Serbisë e cila luhet më 7 qershor në "Arenën Kombëtare", ishin më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi ka 22 mijë ulëse në total.

Komentet në faqen e FSHF-së në 'Facebook'

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?