Politikë

Fatbardh Kadilli: Zgjedhjet brenda PD më keq se ato parlamentare, por unë s'jam Luli, e pranoj rezultatin! Shehaj: Mirënjohës atyre që më mbështetën

14 Qershor 2021, 10:41| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 16:14

  • Share

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka arritur të marrë një mandat të tretë për drejtimin e PD, pasi është konfirmuar në krye të partisë më të madhe në vend me 81% të votave, ndërsa kandidati Fatbardh Kadilli i cili ka fituar 1.8% të votave ka pranuar rezultatin, ndonëse i cilësoi zgjedhjet e 13 qershorit më keq se ato parlamentare.

Duke pretenduar se ishte një garë e pabarabartë, Kadilli thotë se këto zgjedhje ishin më keq se ato parlamentare. Megjithatë ai siguron se nuk do të ikë nga PD apo të krijojë parti të re, por me bindje deklaroi se se do të vijojë të qëndrojë në parti për të shpalosur manifestin politik për rigritjen e saj.

"Jam krenar që në partinë time ndeza shkëndijën e parë të garës më shumë se një garë ishte një sfidë, falë kësaj sfide demokratët patët mundësinë të mos shkonin symbuullur drejt mandatit të 3. Ata që votuan dhe bojkotuan kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre. Skjam këtu për të përligjur mandatin tim dhe as fitoren publicitare të lulit.

Pabarazi burimesh financiare. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, patë deputetë dhe kryetarë degësh... Patë tu zvogëlohej lista e anëtravëve, të gjitha sna bëjnë nder na bëjnë të pazotë në sytë e shqiptarëve për përgjegjesite qe na presim. Ofruam një garë por jo standarde. Brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato parlamentare. Megjithatë unë nuk jam luli unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve. Ato qindra vota që mbështetën kandidimin tim janë fitili.... Unë nuk iki nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re, do vijoj me këmbëngulje këtë projekt kryengritjeje, vetëm kështu demokratët do të kenë një parti të tyre dhe vetëm kështu politika bëhet e vërtetë", tha Kadilli.

Kadilli është pyetur nëse i ka dërguar ndonjë mesazh Bashës pas rezultatit, por ai prerazi thekson se do e uronte për fitoren nëse kjo garë do të ishte e barabartë. Madje kandidati demokrat thotë se Basha e ka gjetur Kadillin në parti dhe me bindje thotë se do e lërë pas, duke nënkuptuar largimin e kreut të PD.

Pas zyrtarizimit të fitores së Bashës ka reaguar edhe Agron Shehaj, i cili nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me mënyrën se si u zhvillua procesi i zgjedhjeve, ndërsa ka falënderuar të gjithë demokratët që e mbështetën.

Kreu aktual i Partisë Demokratike  Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Partia Demokratike 54.5% e demokratëve morën pjesë në votime ose 41.100. Nga këto 40.674 vota ishin të vlefshme dhe Lulzim Basha ka fituar me 32.882 ose 81%. Procesi zgjedhor u shoqërua edhe me akuza nga rivalët e Bashës. Nishani e cilësoi maskaradë elektorale, duke lënë të kuptohet se është manipuluar procesi nga Lulzim Basha. Ndërkohë që pati edhe ankesa nga shumë anëtarë të PD-së se nuk e kishin emrin në listë për të votuar. 

Ora 15:56
Humbi zgjedhjet për kreun e PD, Agron Shehaj falënderon demokratët: Mirënjohës atyre që më mbështetën për të sjellë një frymë të re

1623170899_shehaj.jpg

Agron Shehaj nuk mundi të fitonte garën për kryetarin e PD, ndërsa pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës ka reaguar me një falënderim për të gjithë demokratë që e mbështetën.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan ai.

Shehaj ishte i dyti pas Bashës më i votuari, duke marrë 6038 vota në total.

Ora 10:52
Do largohesh nga partia pas humbjes? Kadilli: Basha më gjeti në PD dhe do më lërë aty

Fatbardh Kadilli tha se nuk ka për t'u larguar nga partia dhe se Lulzim Basha e ka gjetur atë në PD dhe do e lejë aty. Kadilli tha se do të qëndrojë në parti pavarësisht se kush është kryetar i sa.

"E kam thënë, unë nuk largohem nga partia pavarësisht si quhet kryetari i partisë dhe as se çfarë raportesh kam unë me të. Lulzim Basha më ka gjetur në PD dhe do më lejë këtu. Jam që në ditën zero në politike në këtë parti, kam kontribuar dhe po kontribuoj në këtë parti dhe nuk kam plan të largohem. Jeta më ka mësuar të duroj dhe të mos dorëzohem kurrë", tha Kadilli.  

Ora 10:48
Urove për fitoren Bashën? Kadilli: Do e bëja po të ishte garë e barabartë

Fatbardh Kadilli tha se nuk i e ka uruar Lulzim Bashën për fitoren pasi gara mes kandidatëve nuk ishte e barabartë. Ai tha se pranon humbjen dhe se urimin do e bënte nëse gara do të ishte e barabartë.

"E kam thënë që në fillim që gara ishte e pabarabartë dhe do urojë një fitues që do të dilte nga një garë e barabartë", tha Kadilli.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?