Politikë

Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale

13 Qershor 2021, 07:33| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 11:36

  • Share

TIRANË-Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike  Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Partia Demokratike 54.5% e demokratëve morën pjesë në votime ose 41.100. Nga këto 40.674 vota ishin të vlefshme dhe Lulzim Basha ka fituar me 32.882 ose 81%. Me një rezultat shumë të mirë është paraqitur Agron Shehaj, i cili ka marrë  6.038 vota 14.8% të votave. Edit Harxhi ka marrë 991 vota ose 2.4% ndërsa i fundit është renditur Fatbardh Kadilli me 763 ose 1.8%.

Procesi zgjedhor u shoqërua edhe me akuza nga rivalët e Bashës. Nishani e cilësoi maskaradë elektorale, duke lënë të kuptohet se është manipuluar procesi nga Lulzim Basha. Ndërkohë që pati edhe ankesa nga shumë anëtarë të PD-së se nuk e kishin emrin në listë për të votuar. Nuk kanë munguar edhe rastet flagrante të fotografimit  të votave për Lulzim Bashën, teksa demokratët përfshi edhe Genc Pollon dëshironin të tregonin 'besnikërinë'.  

Në garën e brendshme të PD, u evidentua fakti se Basha zgjodhi të mos ngrijë funksionet e tij para zgjedhjeve duke mos dhënë dorëheqjen, por zgjodhi të garojë duke mbajtur postin si kryetar i partisë. Të gjithë kandidatët paraqitën një program, përveç Bashës.

Këto zgjedhjet në Partinë Demokratike u zhvilluan pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ku Partia Socialiste dhe Edi Rama bënë historinë duke u bërë forca e parë politike që fitojnë 3 mandate qeverisëse radhazi. Pas kësaj humbjeje Lulzim Basha insistoi të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët të zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare kërkuan largimin e menjëhershëm.

Më 16 maj në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët të votonin për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Lulzim Bashës, ku Bujar Nishani kërkoi dorëheqjen e parevokueshme të tij duke thënë se situata në parti është më e keqja që PD ka kaluar që prej vitit 1997. 

Ora 23:15
Logjika e Bashës në 2019 e bën humbës në zgjedhjet brenda PD-së, shumica ka qene kundër tij

Zyrtarisht nga selia blu u njoftua se Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë demokratike. Por në total kreu i PD-së ka fituar 32.882 vota nga 75 mijë anëtare të Partisë Demokratikë të cilën ishin ftuar për të votuar ditën e sotme, duke dëshmuar në këtë mënyrë se afro 35 mijë anëtarë janë kundër tij.

Kjo lidhur edhe me logjikën, që ka ndjekur kreu i PD-së Lulzim Basha në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku morën pjesë 21.6% e qytetarëve. Basha tha se 80% e shqiptarëve, pra pjesa që nuk mori pjesë në votime, janë vota në mbështetje të opozitës, pasi kjo e fundit kishte bërë thirrje për bojkot të procesit zgjedhor.

Pra me këtë logjikë dhe më shifrat e publikuara sot nga PD, rezulton që Lulzim Basha, ka fituar një mandat të tretë në krye të PD-së me vetëm 42% të mbështetjes së demokratëve dhe 58% e tyre janë kundër tij.

Ora 21:34
Dalin shifrat, në zgjedhjet në PD morën pjesë 54,5% e anëtarësisë! Lulzim Basha fitoi me 81% të votave

 

Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet dhe do të drejtojë Partinë Demokratike edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Basha ka marrë 32.882 vota ose 81% të votuesve.

Jemin Gjana njoftoi pak më parë se në zgjedhjet e PD kanë marrë pjesë 41.100 ose 54.5% e të gjithë anëtarësisë.  Vota të vlefshme 40.074.

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

40674 vota  të vlefshme

Kadilli:  763

Harxhi:  991

Shehaj:  6038

Basha 32882 ose 81%

Ora 21:25
Mes katër kandidatëve për kryetar, anëtari i PD-së shkruan emrin e Sali Berishës

Një anëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur që të shkruajë emrin e ish-kreun të Partisë Demokratike për kryetar të ri. Në fund të fletës së votimit, demokrati ka shkuar me stilolaps emrin e Sali Berishës. Ky i fundit e ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në drejtimin PD-së, ku gjatë një interviste televizive tha ‘kurrë mos thuaj kurrë’.

Fleta e votimit
Ora 20:46
Del rezultati paraprak! Lulzim Basha fiton me 80% të votave, Shehaj i dyti me 15.5%

1623609852_fotoo.jpg

Ende pa përfunduar pak qendra, nga 33352 mësohet se deri tani Lulzim Basha ka marrë 26682 ose 80% të votave.

I dyti është renditur Agron Shehaj me 26682 vota ose 15.55%. Edit Harxhi ka marrë 2.45% të votave ose 817 vota ndërsa i fundit është renditur Fatbardh Kadilli 667 vota ose 2% të votave.

Deri tani mungojnë në numërim vetëm 9 qendra nga 76 gjithsej.

Ora 20:28
Zgjedhjet në PD/ Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Beratit, fiton Basha ndërsa Shehaj i dyti

1623608947_Screenshot8.jpg

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Beratit s ai përket zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Kreu aktual i PD ka fituar bindshëm me 1281 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 486 vota, Kadilli 39 vota dhe Harxhi 40 vota.

Ora 19:49
Mbyllet numërimi në Selenicë, e vetmja zonë që ka supriza! Agron Shehaj fiton me 17 vota para Bashës

Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Selenicë. Kandidati Agron Shehaj ka fituar me 17 vota para. Kjo është e vetmja zonë e cila ka surpriza në lidhje me rezultatin, pasi në gjithë vendin kryeson kreu aktual Lulzim Basha.

119 vota Agron Shehaj, 102 vota Lulzim Basha, 1 vota Fatbardh Kadilli, 1 vota Edith Harxhi, 2 vota të pavlefshme. 

Ora 19:48
Kulluri për Report Tv: Ky ishte një proces qesharak! Me mijëra anëtarë të PD-së munguan në lista

 

Edvin Kulluri e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD-së si një proces qesharak dhe të turpshme. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv se mijëra demokratë u lanë jashtë listave të votimit dhe nuk kishin mundësi që të votonin.

‘Është e qartë se ka pasur një problematikë të madhe pothuajse kaotike.  Janë futur të votojnë njerëz pa karta anëtarësie. Ka pasur një manipulim të hapur dhe flagrant të procesit zgjedhor. Drejtimi i partisë, duke filluat nga kryetari dhe gjithë drejtuesi. Janë me mijëra njerëz, unë kam votuar pasi jam i njohur nga komisioni. Por mungojnë me mijëra anëtare të PD në listat e Partisë Demokratike.

Ka prova të pafundme të manipulimit të procesit. Ky është një proces qesharak është një turp për lidershipin e PD.  Kjo është një ditë shumë e trishtë për PD. kemi një kryetar opozitë që manipulon votat. Nëse ne nuk ndahemi dot nga modeli i Lulzim Bashës nuk kemi mundësi të fitojmë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo është kryer në sekt personal, nuk është puna se ka marrë në qafë opozitën, por një vend të tërë duke lënë vendin pa alternativë. Këtu bëhet fjalë për marrje peng të Partisë Demokratike.’- tha Kulluri.

Ora 19:37
Mbyllet votimi në 76 qendra votimi, nis numërimi në disa qendra! Mbi 75 mijë demokratë u thirrën për të votuar për kreun e ri të PD

1623605982_Screenshot7.jpg

Në orën 19:00 është shënuar dhe mbyllja e procesit të votimit në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin ku pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve. Të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit. Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.

Ora 18:33
Tjetër anëtari demokrat nuk i del emri në listë për të votuar, Indrit Hoxha: Turp që rëndon mbi Bashën, aksionet e mia në PD nuk i fshin dot

Një tjetër anëtar i Partisë Demokratike nuk e ka gjetur emrin në listë për të votuar për të zgjedhur kreun e PD-së.

Indrit Hoxha në një shënim në rrjetet sociale thotë se ky është një turp që rëndon mbi Lulzim Bashën. Hoxha thotë se askush nuk e largon dot nga PD dhe se aksionet e tij në PD nuk i fshin sot pasi është anëtar më vonë se ai në parti.

‘Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD.’- shkruan Hoxha.

 

Ora 18:19
Xhelal Mziu pranon publikisht mbështetjen për kreun aktual: Edhe dy nga ato tre kandidatë do votojnë Bashën

 

Deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Në një prononcim live për Report Tv, Mziu ka konfirmuar publikisht mbështetjen për Lulzim Bashën dhe ka shtuar se edhe 2 nga tre kandidatët përballë tij do të votojnë kreun aktual.

‘Gjithë demokratët të vazhdojnë betejën për rrëzimin e kësaj të keqje. Në tre degë të qarkut të Dibrës ka një pjesëmarrje masive. Basha nuk ka nevojë të mbështetje nga unë, ka profilin e tij politik që më shumë se 30-40 % e socialistëve kërkojnë që Basha të ishte në krye të vendit. Dy nga tre këto kandidatë do të votojnë Bashën. Ka një angazhim maksimal për ta mbyllur këto procese shumë shpejt, dhe për të rrezuar këtë të keqe. Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, tregoi rritje progresive të PD-së.’- tha Mziu.

Ora 17:08
Gjana: Deri në orën 16:00, kanë votuar 44% e demokratëve! Mungesa e emrit në listë, pengese e paqëllimshme! Fituesi shpallet nesër paradite

 

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve.

Gjata u shpreh se në përgjithësi anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista, dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë kanë pasur mundësi që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave. Sa i përket daljes së rezultatin, Gjana tha se rezultati zyrtar do të dalë nesër paradite.

'Ka një lëvizje pozitive të shifrave. Me të dhënat e orës 16.00 pasdite, numri i votuesve në shkallë vendi është 33 mijë e 47 anëtarë e barabartë me 44% të votuesve.

Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në raport me 21 mijë anëtarë që ka Qarku i Tiranës, pjesëmarrja e votuesve në Tiranë është diku tek 46%. Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim. Në 3-4 orët e fundit nuk ka patur më lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. 

Dua t’ju bëj me dije edhe dy verifikimet që ne bëmë. Në Kombinat është paraqitur një, që me këto “Faceboook”-et na del një emër i njohur, nga këto mediat investigative, që ka shkuar, ka tentuar të votojë me pajisje. Është larguar në punë të vet. Shpresoj të mos ketë shkuar në ndonjë vend tjetër. 
Ndërkohë, që nga një nga përfaqësuesit e kandidatëve morëm një informacion që tre votues që kanë votuar në Sarandë, kanë votuar njëkohësisht edhe në Vlorë dhe në Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, nuk rezulton që kanë votuar në Vlorë dhe në Gjirokastër. Kanë votuar vetëm në Sarandë. Tani po i kthejmë edhe përgjigjen zyrtare përfaqësuesit të kandidatit që na përcolli shqetësimin.''- tha Gjana.

Pyetje: A është zgjidhur problemi i atyre anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në listën e qendrës ku shkojnë për të votuar, por e kanë kartën e anëtarësisë. A kanë mundur dot të votojnë?

Jemin Gjana: Në përgjithësi janë lejuar të votojnë, pa i penguar. Kur kemi mbajtur një qëndrim edhe në udhëzimet që kemi shkruar. Sepse pashë që zonja Konjari që ishte e pezmatuar sepse nuk kishte gjetur emrin në listë. Është e vërtetë që ka njerëz, aktivistë, anëtar të PD që nuk e kanë emrin në listë për efekt të përpunimit të herë pas here në sistemet e IT të emrave. Ngaqë e kemi ditur këtë paraprakisht edhe kemi mbajtur këtë qëndrim; që nëse nuk rezulton emri në listë por disponon një kartë anëtarësie të mund të votosh me kartë anëtarësisë. Natyrisht u kërkojmë ndjesë që janë detyruar të votojnë kundrejt kartës së anëtarësisë sepse nuk kanë patur emrin në listë, por janë pengesa ose janë lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme prandaj kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër në udhëzime. Sepse po të ishte një lëvizje, një heqje e qëllimshme, nuk u jepnim mundësinë që të votonin me kartën e identitetit dhe i pengonin. Nuk ka patur asnjë tentativë dhe asnjë qëllim për t’i penguar.

Pyetje: Z.Gjana, po rezultatin kur do ta keni? Do ta keni brenda datës së sotme apo mëngjesin e nesërm?

Jemin Gjana: Besoj se një të dhënë operative do të marrim diku tek 3 apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit por gjithmonë është një e dhënë operative, jo përfundimtare, nuk është rezultati përfundimtar. Ne do të presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër Tiranës, të presim të dorëzojnë materialet, do t’i mbyllim në zyrën e Komisionit të votimit. Kutitë e mbyllura që do të kenë brenda të gjithë matrialet e votimit. Degët që janë shumë larg, psh, Tropoja, Saranda, kolonja, etj, do t’i presim që t’i sjellin diku nga orët e para të mëngjesit, sepse edhe ata do të pushojnë 2-3 orë dhe do t’i sjellin. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve që është i pranishëm në atë komision përkatës. Pasi të kenë mbërritur kutitë e fundit të nesërmen e orëve të para të mëngjesit, atëherë do të fillojmë hapjen e kutive, do të nxjerrim vetëm procesverbalet dhe do të hedhim në sistem vetëm procesverbalet, do të bëjmë shumatoren dhe pastaj do të komunikojmë fituesin zyrtar nesër paradite.

Ora 15:47
Shkon të votojë për kreun e PD, Edvin Kullurin e 'përjashtojnë': Nuk kisha emrin në listën e votuesve

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri në një shënim në rrjetet sociale thotë se nuk kishte emrin në listën e votuesve të Partisë Demokratike.

Kulluri thekson se pas kësaj masakre zgjedhore brenda partisë më të madhë të opozitës, 3 komunitstat Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Jemin Gjana, duhet të zhduken nga pozicionet që mbajnë në PD.

‘Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!

Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!

Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!’- shkruan Kulluri.

Ora 14:09
Pas votimit, Berisha shkon në zyrën e Bashës! Takim gati 2 orësh pasi përsëriti më parë deklaratën për rikthim në krye të partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka votuar për kreun e ri të PD, ka ndaluar edhe te zyra e Lulzim Bashës. Takimi ka zgjatur thuajse 2 orë por asgjë nuk është zbuluar nga ajo që është biseduar. 

Ky takim vjen pasi Berisha për habinë e të gjithë deklaroi 3 ditë më parë se mund të rikthehet sërish në krye të PD.

“Kurrë, mos thuaj kurrë” ka thënë ai në një intervistë duke shtuar se  “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”.

Kjo deklaratë e tij të bën të mendosh se në fakt Berisha nuk është larguar kurrë nga PD edhe pse në krye të saj që prej 2013 kur dha dorëheqjen qëndron Lulzim Basha. Të njëjtën gjë Berisha e konfirmoi sot edhe pas votimit teksa nënvizoi se “është konsistent në deklaratat e tij”.

"Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh", tha Berisha sot.

Ora 13:42
Deri në orën 13:00 votojnë 31.3 % anëtarë të PD! Gjana: Procesi i rregullt, përfaqësuesit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve

Kreu i Komisionit  Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka përditësuar votimet brenda PD që po zhvillohen në të gjithë vendin duke thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar23 536 anëtarë ose 31.3 %. Gjana tha se deri tani procesi ka qenë i rregullt, ndërsa tha se përfaqësuesit në qendrat e votimit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve.

E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë. Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike", tha Gjana.

Ora 13:35
Bujar Nishani: 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh! Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha e bëri brenda PD! S'ka pasur garë të barabartë

Pasi ka votuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta duke thënë se 50% e anëtarësisë së PD është zhdukur brenda 3 muajsh. “Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha e bëri brenda PD”, kjo fjali e Nishanit është përdorur për të treguar se Basha ka manipuluar zgjedhjet.

“Sot është një ditë e rëndësishme së pari për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë shqiptarët. PD është e vetmja shpresë për të bërë të mundur daljen e shqiptarëve nga kjo errësirë, që me gjasa do të vi të thellohet dhe në katër vitet e ardhshme, nga një regjim që ka prishur çdo standard.

Në këtë kontekst PD duhet të shihet si shpresa e shqiptarëve, por edhe për vetë demokratët, për të demonstruar që është mekanizmi i vetëm politik, që të përballojë regjimin e bandave, regjimin e masakrës elektorale, por të sjellë dhe një model krejt ndryshe me marrjen e pushtetit nga ana e saj. Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do tiu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur.

Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji.  Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme, kandidatët e tjerë veç Bashës nuk kanë pasur mundësi infrastrukturore, drejtuesit e degëve lokale kanë refuzuar që të organizojnë takimet për kandidatët e tjerë. 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. Pd sot është në një rreizk të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e  ka bërë brenda PD me anëtarët.

PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte... Situata në Pd është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e oamundur sot, partia ska institucionet e ankimit.  Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, tha Nishani.

Ora 13:23
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Bujar Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD që do të drejtojë partinë për 4 vitet e ardhshme. Kujtojmë se Nishani ka qenë një prej kritikëve të Bashës, ndërsa ka mbështetur në këtë garë kandidatën Edit Harxhi.

Ora 13:13
Kryetari i PD në Shkodër: Pjesëmarrje masive në votime, vetëm Shehaj nuk ka komisionerë

Kryetari i PD në Shkodër Xhevdet Amuli duke folur për procesin e votimeve tha se ka pasur pjesëmarrje masive dhe anëtarët kanë pritur në rradhë për të shprehur vullnetin e tyre.

“Pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe. Mbi 50 vetë kanë qenë në rradhë gjatë gjithë kësaj kohe. Secili nga komisionerët ska toleruar gjënë më të vogël. Për udhëzimet kanë qenë në dijeni dhe kandidatët për deputetë. Edhe deputetët kanë pasur vëzhguesit e vetë. Procesi është i qetë. Deri tani ka kaluar 30% e votimit. Numri i anëtarëve të PD është 3100 votues anëtarë të PD”, tha ai.

Për komisionerët ai tha se 3 kandidatët Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha i kanë, kurse Agron Shehaj jo.

“Kadilli Harxhi dhe Basha kanë kurse Shehaj ka pasur gabime te komisionerët e tij janë jashtë po jo brenda zyrës së votimit. Janë jashtë vendit ku zhvillohet procesi. Mua sme duket krejt proces formal është një proces dhe një luftë shumë e madhe që po bëhet nëpërmjet kandidatëve. Unë i kam ndjekur dhe nga afër gjatë fushatës”, tha ai.

Ora 12:44
Në garë për kreun e PD, Agron Shehaj hedh votën e tij

 

Kandidati për kreun e ri të PD-së, Agron Shehaj ka hedhur votën e tij. Më parë ai ka bërë denoncime se zgjedhjet po kompromentohen.

Ora 12:22
Zgjedhjet në PD, voton Sali Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar për kandidatin që do të drejtojë partinë në 4 vitet e ardhshme.

Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit, ndërsa është pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij”.

"Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh", tha më tej.

Ora 12:08
Zgjedhjet në PD, voton Sali Berisha

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha ka votuar për drejtuesin e ri të PD.

Ora 11:29
Deri në orën 10:30 kanë votuar 17.2 % e anëtarëve

Jemin Gjana bëri të ditur se deri më tani kanë votuar 12,928 anëtarë ose 17.2 % e tyre. Ai bëri të ditur se procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur vonesa apo ndërprerje.

"Me të dhënat e orës 10:30, pjesëmarrja është 12 mijë anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon tek 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht, nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në 2-3 raste që ka pasur ndonjë  ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit, për anëtarët me kartë, janë marrë vendimet përkatëse në Komision  dhe procesi ka vazhduar.  Do t’ju bëjmë me dije ecurinë e pjesëmarrjes", tha Gjana.

Ora 11:24
Zgjedhjet për kryetarin e ri, voton Edit Harxhi

Kandidatja për kryer të PD Edit Harxhi ka hedhur votën e saj pak më parë. I vetmi nga kandidatët që ende nuk ka votuar është Agron Shehaj.

Ora 11:15
Kandidat për kryetarin e ri të PD, voton Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka votuar. Gjatë fjalës së tij para medieve ai e konsideroi garën si të pabarabartë.

Ora 10:49
Demokratët e Fierit votojnë për kreun e ri të PD, Baçi: Interesimi është i lartë, anëtarët të motivuar për fushatën tjetër përballë Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier Luan Baçi u shpreh që prej orës 08:00 të mëngjesit ka pasur një pjesëmarrje të lartë në votim për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

Ai theksoi se në qendra ndodhen vetëm komisionerët dhe vëzhguesit e katër kandidatëve. Kjo pjesëmarrje e lartë sipas tij, do të thotë se demokratët janë të motivuar për t’u përballur me Ramën.

“Komisionerët u paraqitën që nqë 7 të mëngjesit. Ka një fluks anëtarësht për të votuar, procesi vazhdon i rregullt dhe me pritshmëri për pjesëmarrje të lartë. Vëzhguesit e 4 kandidatëve janë brenda. Në 19:00 mbyllet votimi. Nëse do ketë anëtarë duke votuar nuk ndërpritet procesi. 1 orë pas fillimit kanë votuar afro mbi 200. Kemi javën që kemi thirrur anëtarësinë me të katërt kandidatët. Ky është një interesim shumë i madh, pasi dolëm nga një palë zgjedhje të kontestuara dhe të vjedhura. Janë të motivuar për ta vijuar fushatën tjetër, atë të përballjes me Ramën”, tha Baçi.

Si në të gjithë vendin, votimi është hapur në orën 08.00 dhe do të vijojë derisa të kenë votuar të gjithë anëtarët me të drejtë vote.

Ora 10:25
Voton Lulzim Basha! Kërkon një tjetër mandat në krye të PD

 

Lulzim Basha ka hedhur votën e tij në kuti. Ai kërkon një tjetër mandat në krye të PD.

Ora 10:18
1260 demokratë në Gjirokastër votojnë për kryetarin e ri të partisë! Kreu i degës së PD: Procesi ka ecur normalisht

 

Ka startuar procesi zgjedhor në orën 8 të mëngjesit për demokratët e Gjirokastrës të cilët janë thirrur të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie me parimin “Një anëtar-Një votë”. Interesimi ka qenë i dukshëm që në orët e para të mesditës së sotme ku sipas përllogaritjeve nga komisioni i ngritur me këtë rast, kanë votuar në dy orët e para gati 20% e anëtarësisë me të drejtë vote. Procesi ka ecur normalisht edhe në degët e PD në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj por në raport me Gjirokastrën, pjesmarrja ka qenë më e ulët.

Në Gjirokastër janë thirrur për të votuar 1260 anëtarë me të drejtë vote për të përzgjedhur për kryetar një ndër katër kandidaturat e shpallura për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko shprehet se procesi zgjedhor ka ecur normalisht dhe sipas parashikimeve të tij, pjesëmarrja do të jetë diku tek 60% deri në përfundim të zgjedhjeve pasi shumë prej anëtarëve rezultojnë të jenë në emigracion.

PD në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit pati një rritje me mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2017 ndërkohë që të kapte deputetin e dytë, i duheshin edhe 2000 vota të tjera.

Ora 10:17
Lulzim Basha pret në radhë për të votuar

1623572205_BASHA.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku i janë drejtuar kutive të votimit për kryetarin e ri të PD. Lulzim Basha ka hedhur sërish kandidaturën për të vijuar të mbajë drejtimin e partisë. Dega nr. 2 e partisë po voton në selinë qendrore të PD-së. Pjesëmarrja në votime e demokratëve ka qenë e lartë aq sa Basha ka pritur në radhë për të votuar.

Ora 10:02
Voton Besnik Mustafaj dhe Sait Dollapi

1623571614_MUSTAFAI.jpg

Kanë hedhur votën e  tyre për drejtuesin e ri të PD edhe Besnik Mustafaj dhe Sait Dollapi. Ata kanë votuar në degën nr.2 të PD.

Ora 09:50
Lushnje, 2694 anëtarë votojnë sot për drejtuesin e ri! Kryetari i degës së PD: 4 kandidatet kanë vëzhguesit e tyre në qendrat e votimit

2694 anëtarë të Lushnjes do  të votojnë sot për drejtuesin e ri të PD. Kryetari i PD Lushnje, Sajmir Korreshi tha se procesi vijon normalisht dhe se 4  kandidatet kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit.

"Procesi ka filluar normal në orën 08:00. Ka pjesëmarrje të mirë në votim dhe të katër kandidatë në garë kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit", tha Korreshi.

Ora 09:48
Vlorë, 1435 anëtarë të PD votojnë sot për drejtuesin e ri

1435 është numri i anëtarëve me të drejtë vote të cilët do t'i drejtohen qendrës së votimit të ngritur pranë selisë së PD në Vlorë, për të zgjedhur kryetarin e ri. Votimi është hapur në 08:00 dhe vijon normalisht.

Ora 09:48
Korçë, 5379 anëtarë të PD i drejtohen qendrave të votimit

Nis procesi i votimit në të gjithë Qarkun  Korçë më total më të gjitha bashkitë e qarkut ku 5379, do i drejtohen qendrave të votimit. Procesi ka nisur në orën 08:00 deri në orën 19:00

Ora 09:31
Kukës, mbi 2 mijë anëtarë votojnë për drejtuesin e ri! Kryetari i degës së PD: Procesi vijon i rregullt

Mbi 2000 anëtarë në qarkun e Kukësit me të drejtë vote do të zgjedhin sot kryetarin e ri të PD. Procesi ka nisur normalisht  në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00 dhe pas mbylljes së procesit të votimit votat do të numërohen në degët përkatëse. Kryetari i degës së PD, Arif Rexhmat tha se procesi vijon normalisht dhe ka interes të demokratëve për të votuar.

"Ka interes të jashtëzakonshëm, qendrat janë hapur që në orën 08:00, procesi është i rregullt dhe po vijon me zbatimin e të gjitha procedurave", tha ai.

Ora 09:30
Shkodër, mbi 7 mijë anëtarë të PD votojnë sot kryetarin e ri  

Mbi 7000 anëtarë në qarkun e Shkodrës me të drejtë vote do të zgjedhin sot kryetarin e ri të PD. Procesi ka nisur normalisht  në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00 dhe pas mbylljes së procesit të votimit votat do të numërohen në degët përkatëse. Në Shkodër janë në dispozicion të procesit 5 qendra votimi.

Ora 09:27
Zgjedhjet për kryetarin e PD, voton Gazmend Bardhi

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD ka nisur në që në orën 08:00 ndërsa tani ka hedhur votën e tij edhe Sekretarin i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Vota do të përcaktojë se kush nga 4 kandaitët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj do të drejtojë partinë për 4 vitet e ardhshme.

Ora 09:16
Zgjedhjet për kryetarin e ri, 2402 antarë të PD në Lezhë do zgjedhin mes Bashës, Kadillit, Harxhit dhe Shehajt

 

2402 antarë të PD në Lezhë do të votojnë për kryetarin e kësaj force politike. Që në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë hapur dyert e zyrës së PD ku dhe do zhvillohet votimi për katër kandidatët që garojnë.

 

Ora 08:47
2900 demokratë të Durrësit zgjedhin sot kryetarin e ri të PD

Në Durrës 2900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin e partisë. Qendra e votimit është ngritur në degën e PD në Durrës, ndërsa procesi ka nisur normalisht që në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Ora 08:36
1640 demokratë në Berat votojnë sot për kryetarin e ri të PD

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD ka filluar edhe në Berat. Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë  1640 votues, të cilët do të zgjedhin mes Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit, Agron Shehajt, Lulezim Bashës. Votimi ka filluar ne oren 8 pa asnjë problem.

Ora 08:19
Fier, 2500 demokratë votojnë sot për kryetarin e tyre të ri

Në degën e PD për Fierin me të drejtë vote janë 2500 anëtarë që do të zgjedhin sot për kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Në qarkun e Fierit do të jenë dy komisione të administrimit të Zgjedhjeve për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nitel: 14/06/2021 21:50

    Ore te mjere, po kuptojeni me ne fund se kjo gjoja parti pd, s'eshte gje tjeter veçse nje grupim i dykembeshave me idiote, kriminele, hajdute, injorante e derra te ndyre. Ajo DUHET shpallur "Organizate Kriminale Me Rrezikshmeri Te Larte" dhe me vendim Qeverie e Parlamenti DUHET SHPALLUR JASHTE LIGJIT. Te gjitha pronat e asetet e pasurite e tyre DUHET te konfiskohen e te behen Prone Publike e ti perkasin Shtetit dhe nje pjese e madhe e udheheqesve te tyre te DENOHEN ME VARJE E PUSHKATIM. Aq te tmerreshem e te padurueshem ne bemat e tyre u bene keta vemje, sa edhe 'ATA' qe i krijuan e i mbollen, nuk po i duronin me, e filluan ti denonin, aq te babezitur e aq zullume bene... Dhe shihni edhe se çfare zgjedhjesh bene brenda barkut te tyre te ndyre?!!.... Dhe po keto qener bertasin pa piken e turpit per 'vjedhje votash' e gjoja 'masaker elektorale'te Socialisteve?!!.... Kur keto plehra, jane simboli dhe maja e hajduteve dhe e masakrave nga me te tmerrshmet te te gjitha formave e ngjyrave. Ata ne fakt s'dine asgje tjeter, vetem te vjedhin, vrasin, rrembejne, grabisin, te rrejne, genjejne, mashtrojne e te gjithe te zezat e tjera...Te tjeret kane gabimet njerezore, kurse keto jane vete djalli, me te gjithe briret e pamjen e lemerine e tij.

    Përgjigju
  • Dashnori mones: 14/06/2021 09:39

    Pd eshte katandisur tamom si kope. Ujku Berishovic komandon, e delet vihen ne rresht. Lylin e kemi thjesht si dordolec e tremb sorrat.

    Përgjigju
  • Tefa: 14/06/2021 08:21

    Votat e hedhuna paskan ken ma shum se numeri i zgjedhsve. Rezultati duhej me ken 99% per Lulyin

    Përgjigju
  • Lulushi: 14/06/2021 06:25

    Kjo 80% me kujton regjimin e atehershem komunist,pse jo Luli dhe nga fizionomia na "çmall" me te ndjerin Enver Hoxha.Mal Gjirokastra mal Dibra,shpellar jugu,shpellar veriu.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/06/2021 23:45

    Imagjinoni qe ky me 33000 vota ka ambicie me u ba kryetar shteti!!!. mkujtohet ajo foto kur Rama ishte ne spanje e njera po i ferkote lulushin e ky u fry e ju rrit mendja me u ba kryetar opozite

    Përgjigju
  • Alb: 13/06/2021 22:16

    Perfundimisht na takon fati qe kemi. Nuk eshte rastesi qe jemi ne zemer te Ballkanit dhe perseri jemi vendi me i varfer.Shqiptaret jane mesuar me gjendjen e mjeruar ku ndodhen, ju pelqen dhe ska shnas ne bote qe te duan ta ndryshojne.

    Përgjigju
  • Latif: 13/06/2021 21:39

    Urime Edi Rama, taksirate me qene kryeminister deri nga 2040. O Lysh gezuar datlindjen!

    Përgjigju
  • iliri: 13/06/2021 20:42

    Bravo se sa te keni Sali non grata dhe Lylin nga hombja ne humbje do te shkoni. Keshtu eshte kur ke elektorat me shpellare qe nuk dine se cfar eshte Amerika.

    Përgjigju
  • Demokracia e thyer: 13/06/2021 20:16

    Enverist i degjeneruar..e zhduku partine qelbesira Turp per shqiptaret e turp per gjithe mbeshtetesit qe sikur perfaqsojne te djathten e vlerat e atyre qe i kane besuar per vite voten. Duke filluar nga te perndjekurit politik. Njolle e zeze e shqiptareve basha me gjithe enturazhin e sahanlepires

    Përgjigju
  • PD-LESHI: 13/06/2021 17:37

    Ky Injoranti Basha ka kaq kohe qe na çan trapin per maskarade votash , per veten e vete eshte krye maskara qe ka manipuluar votat brenda partise qe i drejton babai Sali. Mbylleni gojen o mjerane per markarade votash kur maskaralleku ka dale nga ju.

    Përgjigju
    • Emigranti: 13/06/2021 22:41

      Sa te jet gjall Sali shpellari kjo P.D.nuk ka per tu riformuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?