DURRËS- Mbeturinat në qytetin e Durrësit janë ende një problem shumë shqetësues, i cili nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Ditën e djeshme i gjithë qyteti është pastruar, por këto mbeturina nuk janë depozituar asgjëkundi, por mbeten në kamionë pasi nuk ka ende një vend se ku mund të shkarkohen.
Tentativat për një marrëveshje me banorët kanë dështuar. Fillimisht u mendua që mbeturinat të depozituar mbeturinat në Gjirin e Lalzit, por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga banorët e kësaj zone, pasi kjo është një zonë turistike që do sillte dëme të mëdha jo vetëm për ta, por edhe për shumë turistë. Plani "B" ishte për një marrëveshje me banorët e fshatit Vadardhë të Sukthit, por as kësaj radhe nuk u arrit një dakordësi.
E gjithë kjo situatë alarmante me mbeturinat e Durrësit lindi pas mbylljes së landfillit në Porto Romano. Durrësi ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, pasi çdo cep dhe kazan plehrash në qytet është pushtuar nga mbeturinat.
Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Mbeturinat në atë zonë u hodhën vetëm tre ditë dhe më pas u lidh një marrëveshje një javore me landfillin e Sharrës në Tiranë, por pas skadimit të afatit, Gjiri i Lalzit u pa si alternativë, por banorët nuk pranuan. Aktualisht flitet për zonën e Sukthit, ku banorët janë duke protestuar që kjo gjë të mos ndodhë.
Lajmi kryesor:
Arrihet marrëveshja, për 4 muaj plehrat e Durrësit do të dërgohen në Sharrë
B.K./ReportTv.al
Duke pasur parasysh qe Durresi eshte epiqendra e turizmit shqiptar, duke nxjerre shume te ardhura prej tij ,zgjidhja me e mire eshte qe te depozitohen mbeturinat ne impiantin e Sharres, dhe pagesa te jete 50% nga bashkia dhe 50% nga qeveria ,ndryshe do te kemi probleme ne ekologjine e qytetit
PërgjigjuPse nuk beni ankese ke bashkia e durresit dhe ti thoni situaten