Politikë

Fatmir Mediu zbulon përçarjen e koalicionit opozitar: Disa kandidatë zhvilluan luftë të brendshme, filluan të mendojnë për ndarjen e posteve në qeveri

4 Maj 2021, 22:49| Përditesimi: 4 Maj 2021, 22:56

  • Share

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se disa nga kandidatët e PD kanë zhvilluar një luftë të brendshme në koalicion për qëllime personale. Ai tha se këta persona mendonin se pushteti i takonte atyre dhe kishin filluar të ndanin edhe postet në qeveri.

“Koalicioni për mua ishte vlerë e shtuar, qoftë aritmetikisht dhe politikisht. Në fakt u shndërrua në një ide pazari, që ishte jo serioze nga ana jonë. Bëhen projeksione sipas peshës politike dhe më pas vendoseshin emrat. Partia Republikane ishte e hapur që të vendoseshin edhe emrat e PD-së nëse ishin më kualitativ dhe më pas për të shkuar në hapa të tjerë. S’ka kuptim që të jesh në koalicion dhe lidershipi të sillet sikur të jenë kandidatë të thjeshtë. Në vitin 2013 kur PR ishte në një koalicion kur lideri lëvizi në të gjithë territorin, ne morën 4 deputetë. Ideja për të krijuar në një impakt kombëtar dhe për ta kthyer në vlerë rajonale, është shumë e rëndësishme. Ajo që është e papranueshme, është sjellja jashtë çdo lloj standardi e disa kandidatëve për deputetë, të cilët për qëllime personale, zhvillojnë një luftë të brendshme. Edhe ata që kam patur kolegë në qeveri dhe parlament kanë thënë mos votoni për partitë e tjera. Janë disa njerëz të vegjël që mendojnë se pushteti i takon atyre dhe mendojnë si t’i ndajnë postet në qeveri. Këta duan vetëm të marrin dhe jo të japin. Unë nuk i kam lënë gjë mangët që të bëj fushatë për opozitën. Në çdo vend kam përmendur numrin 9”, tha Mediu në emisionin Log.


Lajmi kryesor:

‘Mos e çoni votën dëm për Dulen’ kreu i PBDNJ-së nxjerr emrin: Kandidati për deputet i PD publikoi video kundër meje! Mediu: Disa zhvilluan luftë të brendshme


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?