Tuneli i Llogarasë

Fatos Çoçoli: Të mirat e tunelit më të gjatë në Ballkan

5 Korrik, 16:38| Përditesimi: 5 Korrik, 16:46

  • Share

Sot u hap per makinat Tuneli i Llogarasë, 5.9 km i gjatë. Kushton 140 milionë euro dhe përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Ky tunel përfaqëson tunelin më të gjatë rrugor në vend. Ai lidh Vlorën, kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, me Rivierën Shqiptare, e cila përfaqëson një perlë të natyrës, me bukuri të pashoqe dhe plazhe të shumtë e të virgjër përgjatë bregdetit.

Tabela 2. Tuneli më i gjatë i Ballkanit, Tuneli i Llogarasë
-          Kosto                    140 mln euro
-          Gjatësia                               6 km
-          Një tunel kryesor, një ndihmës
-          Çdo 500 m, një dalje në tunelin ndihmës

Tuneli shmang kalimin në Qafën e Llogarasë, 1027 metra mbi nivelin e detit, duke eliminuar kështu rreth 600 metra lartësi, si dhe kalimet e ngushta, me shumë kthesa dhe tejet të pjerrëta të rrugës aktuale të Qafës së Llogarasë.

Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë një proces i gjatë, por i mirëstudiuar, me dy gara ndërkombëtare. Fillimisht ka qenë gara ndërkombëtare e studimit dhe e projektimit të detajuar. Më pas, ka ardhur faza e ndërtimit të këtij tuneli, i cili ka zgjatur tre vjet. Ka patur sfida jo të vogla, përsa i përket gjeologjisë së mjedisit shkëmbor ku është punuar.

Duke qenë  një tunel i një gjatësie të madhe (long range), sipas kritereve të ndërtimit në vendet e Bashkimit Evropian, ai ka dalje çdo 500 metra, që e lidhin me tunelin ndihmës.

Tunel ndihmës shërben po ashtu dhe në rastet kur, po të ketë flukse të shtuara, gjatë viteve në vazhdim, për të aksesuar Rivierën, apo për t’u kthyer në Vlorë, atëhere edhe ky tunel kthehet në një tunel të shfrytëzueshëm. Praktikisht do të kemi dy tunele nga kalojnë automjetet njëkohësisht.

Me tunelin, 30 përqind më shumë vizitorë në Rivierë

Kjo Rivierë vjet ka pritur mbi 5.8 milionë vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë vit, operatorët turistikë mendojnë se Riviera Shqiptare, edhe për shkak të lehtësimin të aksesit përmes Tunelit të Llogarasë, do të presë të paktën 30 përqind më shumë vizitorë. 

Aksesi më i shpejtë në Rivierë përmes tunelit, do t’i japë një impuls të ri turizmit, sidomos atij në periudhën e verës, duke e shtuar, në tërësi, me qindra milionë euro vlerën e dhjetra mijëra ndërtimeve, apartamenteve, dyqaneve dhe hoteleve, nga Palasa nga ku del tuneli, e deri në Ksamil, në jug të Sarandës.

Tabela 2. Tuneli i Llogarasë, përfitime
-          Shkurton rrugën               11 km
-          Shkurton kohën                35 min
-          Rrit vlerën e banesave në zonat pas tunelit            50-70 euro/m
-          48 mijë ndërtime nga Palasa në Ksamil me vlerë të rritur, në total 280 mln euro
-          Vëllimi i turizmit në Rivierë pritet të rritet 30 përqind këtë vit, për shkak të tunelit

1720190786_2tuneliillogaraes.JPG

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeneli: 21/07/2024 17:18

    Cocoli=tellall i qeverise, pa personalitet e kurajo te thote te vertetat.

    Përgjigju
  • ina: 09/07/2024 20:54

    PO TUNELI I MURRIZIT PSE NUK MBARON KURRE O CINGIJE COCOLI QE RRI GJTHE DITEN NE PREHERIN E RAMES...

    Përgjigju
  • Shume mire: 09/07/2024 17:14

    Shume mire ja vlen deri 1-1.5€ nje tarife , ne jug ka shume turist anglez le ti paguajne nga 1-1.5€

    Përgjigju
  • Qobani: 06/07/2024 12:47

    A ban vlla me ditë si rritet indetiteti njeriut për tu ba Njerëzor

    Përgjigju
    • deni: 07/07/2024 10:46

      Or vella i dashur,sa te jemi ne shqiptaret nuk ka per te pasur njerezillek e sjellje njerezore…ne fatkeqesisht e urrejme njeri tjetrin nderkohe qe bota i adhuron bashkekombasit. Ne shqipet kemi vetem smire per veprat,punet,njerezit e cdogje tjeter.Ndoshta niveli yne njerezor do te hedhi hapin e pare minimalisht pas 200 vitesh…ndoshta aty do te fillojme te gezohemi e te na behet qejfi per ate cka ndosh rreth nesh apo per te mirat qe j ndoshin komshiut apo kujtdo tjeter….por atehere nuk do te kete piken e vleres se eshe bota do te jete ndryshe edhe nuk ka per ta rruajtur per vlerat tona njerezore! Paci vetem shendet e te mira,tung!

  • Po mër po: 06/07/2024 09:27

    Tuneli i inflacionit dhe i rënies demografike pak nga emigrimi, pak nga lindshmëria, pak nga pleqëria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?