Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në Asamblenë e Qarkut të Beratit dhe për drejtësinë. Rama ka sjellë në vëmendje gjithë procesin që ndërmori sipas tij Partia Socialiste, për të çliruar drejtësinë nga pushteti.
Ai ka shprehur respekt për Kryeprokurorin Altin Dumani dhe ka thënë se ai dhe përpara Reformës në Drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi, që sipas Ramës ia ka dhënë Partia Socialiste.
'Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur.'-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
H.K/I.M/ReportTv.al
