BERAT- Nga qarku i Beratit ku ka fokusuar takimet e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama njëkohësisht kryetari i PS-së përcolli një mesazh të qartë për një fushatë në unison ku rëndësi të parë ka vota për PS-në si e vetmja forcë politike që do të ulë Shqipërinë në tryezën e BE-së në 2030.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, kryeministri Rama porositi kryetarët e bashkive të jenë në dispozicion të Partisë Socialiste, por pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve.
“Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të pasur një përfaqësim më të gjerë. Nëse Ardiani është zgjedhur nga një zonë, nuk do të jetë deputeti i asaj zone ngushtësisht por të gjithë qarkut të Beratit. Kjo vlen për të gjithë. Pra është liria e drejta e gjithsecilit të ketë një preferencë por ama kini parasysh. Unë kam problem kur dëgjoj brenda partisë që thotë nuk është ky persona që doja unë e nuk di si do ia bëj me votën time.
Ne kemi këtu faktikisht 6, 7 mundësi në listë për 6 vende dhe është absolutisht e pakuptimtë të thuhet jo po ky. Për më tepër ne kemi respektuar të gjitha bashkitë, moshat e gjinitë, e nevojat që ka bashkësia për tu përfaqësuar. Padiskutim që mund të ishin 7 të tjerë, por në fund të ditës askush nuk duhet të harrojë që zgjedhja është PS dhe Edi Rama dhe më pas preferenca" tha ai.
Bisedën pasditen e sotme me kandidatët në lista të hapura dhe në lista të mbyllura të Partisë Socialiste e nisi duke treguar një moment nga ditët kur u bë përzgjedhja e kandidatëve për listë të hapur dhe listë të mbyllur. Si shembull për të treguar se vota për PS-në vjen e para votës preferenciale, tregoi bisedën me deputetin e qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, i cili kandidon i 6-ti në listën e hapur të këtij qarku.
“Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë për të gjithë burrat absolutisht do të jetë e prerë se nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë dhe një mandat e nëse nuk kanë një rol drejtues, prandaj kush nuk do tia bëjë me dije drejtuesve politikë Fadili e shprehu në mënyrën më shembullore, duke thënë unë jam në dispozicion, në listë të hapur, apo jashtë liste si të doni. Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu gjithmonë dhe ata që duket se e parakalojnë Fadilin mund ta parakalojnë në sprint por në maratonë fitoj unë me Fadilin. Kjo është maratonë", theksoi Rama.
Rama foli edhe për drejtësinë e re të cilën siç tha, pavarësinë ia dha qeveria e tij, ndërsa për kreun e SPAK Altin Dumanit, Rama tha se jep mbështetje të plotë.
"Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës", tha Rama.
Nuk la pa ironizuar listat e Sali Berishës, për të cilin thotë se e di shumë mirë që më 11 maj do të humbasë.
“Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva, në listën e mbyllur të Tiranës bën bunker. Është bunker për opozitë. Nëse hynë në mendjen e njerëzve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka një mendje se e di më mirë se të gjitha mendjet që do humbë, është mendja e bufit, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht.
Njësoj si në Fier, shefi i mazhorancës kërkoi 6 mandate në berat, një mandat më shumë nga sa PS ka aktualisht në këtë qark, duke i lënë objektiva të qarta ekipit të drejtuar nga Ervin Demo.
Më herët Kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Mbrojtjes e inspektoi Bazën Ajrore të Kuçovës, ku pa edhe një demonstrim në qendrën operacionale të dronëve “Bajraktarë”.
Kryesocialisti Edi Rama nga Berati ironizon listën e Sali Berishës për këtë qark. Kur nuk pa as emrin e deputetit Tomorr Alizoti në këtë qark, Rama tha se iu duk sikur kishin hequr ndonjë çmim Nobel. Me ironi thotë se nocin në Berat do e bëjnë si kukurec Poliçani.
“Kur pashë ca kanë bërë këtu në Berat, mu duk sikur kishin heq ndonjë çmim Nobel. As Tomorrin nuk sollën në Berat. E dinë që do humbin. Do ua bëjmë nocin këtu si kukurec Poliçani”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Berati tha se Partia Socialiste mundësoi barazinë para ligjit që sipas tij kemi aktualisht. Rama tha se në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të bërë shtet demokratik dhe barazi para ligjit.
Rama shtoi se kjo garantohet vetëm me Partinë Socialiste, pasi sipas tij lideri i opozitës ka premtuar se pas 11 majit do të çlirojë TikTok dhe do të shkrijë SPAK. Kreu i PS-së u shpreh se pas 11 majit, opozita do të përballet vetëm me Noc Rrokun.
'Punët për negociatat duhet të vazhdojnë. Jo po doli bufi nga këneta, nuk duhet të ketë fare nga këto. Nëse humbasim kohë, luajmë me fatin tonë. Ne nuk e dimë se mund të zhvillohen ngjarjet që do vijnë. Gjërat mund të kthehen siç ishin më përpara. Ky është momenti, tani duhet ta kapim dhe duhet të hyjmë brenda. Çdo socialist, demokrat, i majtë, i djathtë, duhet të jetë i interesuar, në radhë të parë që ne të hyjmë brenda. Unë iu çoj në Bashkimin Evropian. Për këtë kemi bërë punë të madhe, diplomaci të madhe. Është histori për libra, nuk është histori për ta treguar sot. Trenin e historisë që kalon më 11 maj, shqiptarët ta marrin dhe të shkojnë përpara.'-tha Rama
Kryeministri Rama komenton listën e mbyllur të Sali Berishës për Qarkun e Tiranës. Rama thotë se është ‘bunker’ me besnikët e ‘bufit’, të cilët sipas tij, po i përgatit që të thonë na vodhën zgjedhjet.
“Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva, në listën e mbyllur të Tiranës bën bunker. Është bunker për opozitë. Nëse hynë në mendjen e njerëzve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka një mendje se e di më mirë se të gjitha mendjet që do humbë, është mendja e bufit, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht. Nëse hy mendja te e Lulit, Luli e di që do fitojë, por është temë tjetër. Ata janë vendosur aty që të gjithë bashkë të fillojnë, na i vodhën, na i morën dhe mos të kontestojnë fare situatën e kënetës. Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat për problemet e tij private”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish edhe ditën e sotme në takimin me socialistët e Qarkut të Beratit, tek replikat me Bashën. Rama ka ironizuar disa prej përfaqësuesve të opozitës nga Basha, Gjuzi dhe Jenisheri. Kreu i PS-së ka bërë batuta dhe me Selami Jenisherin duke bërë humor me baluket e ish-deputetit.
'Por kur del Luli thotë, t’i morën të gjithë. Se Lulin po marr se, Luli është më seriozi nga ata. Mbas Kujtim Gjuzit, se është Kujtim Gjuzi i pari, po atë e diskriminuan. Jo, ishte Selamiu, ishte tërhequr nga koalicioni madhështor. I keni parë baluket e Selamiut çfarë kryevepre si Greta Garbo. Ata janë më seriozët. Pra, unë jam shumë krenar, që nuk diskutohet që është dhimbje dhe nga ana njerëzore. Kjo periudhë kohe që tek ne është 2 vjet, 3 vjet për jetën e vendit është një fragment. Ama fëmijët tanë do e përfitojnë atë që dot kurrë se kanë përfituar fëmijët, e fëmijëve të fëmijëve, deri sa erdhëm ne, sepse asnjëherë në Shqipëri nuk ka pasur vullnet për të bërë shtet.'-tha Rama
Nga Berati, kryeministri Edi Rama ironizoi Sali Berishën, duke thënë se bufi i kënetës më 12 maj thotë se do të kullufisë SPAK dhe do të çlirojë TikTok.
“Barazinë para ligjit, si mendoni ju e keni të sigurt nëse ne s’jemi garantët. Vjen këneta dhe e forcon bufi e thotë do i kullufis më 12 maj. Do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK. Pavarësisht se ca do marrë ai me 11. Ne duhet t'u prezantojmë noc rrokun më 11 maj, duhet tua prezantojmë se nuk e njohin. Noci është diçka shumë e madhe që do marrësh. Kur t’u kujtohet jo ta përmendin më, po t’u rrinë shumë larg. Këtu në Berat, nocin do ua prezantojmë kuti për kuti. Hap kuti e dil noci, hap kuti e dil noci”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në Asamblenë e Qarkut të Beratit dhe për drejtësinë. Rama ka sjellë në vëmendje gjithë procesin që ndërmori sipas tij Partia Socialiste, për të çliruar drejtësinë nga pushteti.
Ai ka shprehur respekt për Kryeprokurorin Altin Dumani dhe ka thënë se ai dhe përpara Reformës në Drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi, që sipas Ramës ia ka dhënë Partia Socialiste.
'Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur.'-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga takimi me socialistët e Qarkut të Beratit, ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka sjellë në vëmendje disa ngjarje të së shkuarës. Rama tha se rëndësia e Shqipërisë për t'u futur në BE është garancia individuale sipas tij.
Nga ana tjetër Rama ka kujtuar dhe ngjarjet kur qeveriste Berisha, duke e lidhur me ngjarjet e djegies së redaksisë Koha Jonë dhe vrasjen e ndodhura në 21 Janar 2011.
'Nuk mund të humbin ne tani asnjë minutë dhe nuk mund të çorientojmë gjithë procesin e negociatave, qoftë edhe për dy muaj apo për tre muaj se ikën. Ne e kemi kalendarin javë për javë dhe të gjitha punët janë aty që duhet të mbarojnë dhe negociatat do të mbyllen në 2027. Është e jashtëzakonshme. Ja u thashë, ne i kemi filluar ato në tavolinë jemi ulur vjet. Serbia është ulur në 2014, Mali i Zi është ulur në 2012, Maqedonia është bërë kandidate në 2005. Janë të gjithë mbas nesh tani. Tani ca do ti themi ne BE-së, dali tani se ne kemi një kënetë këtu që ata vdesin të lahen. Vdesin për atë ujin këtu të kënetës edhe tani prisni pak ju të shohim, se do numërojmë bretkosat. Në aspektin e përbashkët, futja në BE është fundi, i një historiku të vazhdueshëm të humbjes së lirisë individuale me të cilën Shqipëria, me të cilën shqiptarët kanë jetuar gjithë jetën. Hajde njëri, hajde tjetri, tek regjimet e ndryshme deri dhe tek ‘demokratura’ më pas me bufin e kënetës. Ti thua jam në demokraci, vjen burri huaj dhe i vë flakën një redaksie gazete, rreh rrugëve dhe i lë për të vdekur njerëzit që mendojnë ndryshe, hap dritaren e zyrës gjuan dhe vret protestues.'-tha Rama
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Beratit ditën e sotme duke u ndalur në një episod që lidhej me deputetin e Qarkut të Beratit Fadil Nasufi. Rama tha se Nasufi, është një nga memoriet politike të Partisë Socialiste dhe ka ndarë me publikun momentin kur Nasufi i ka kërkuar edhe daljen nga kandidimi nëse i shërben fitores së Partisë Socialiste.
Rama është shprehur se ky episod e ka prekur, edhe këtë e solli si arsye se përse Nasufi është sërish në listë edhe pas 22 fushatash për Partinë Socialiste.
"I ri nuk është ai që është më i vogël, i ri është ai që nuk lodhet. Kështu që kur t’i tregosh moshën Fadilit, numëro se sa më të rinj se vetja ka lënë rrugës dhe përpiqu mos të lodhesh para Fadilit. Dua ta falënderoj Fadilin publikisht sepse Fadili është një specie në zhdukje në të botën e sotme. Është një shembull i jashtëzakonshëm personalisht. Pavarësisht se ka qenë për një kohë të gjatë si Kryetar Bashkie dhe si deputet. Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë që burrat absolutisht nuk do të jenë në listat e mbyllura nëse nuk janë për herë të parë. Fadili e bërë në formën më prekëse, duke thënë se jam në dispozicion edhe pa qenë në listë fare. Kjo është arsyeja pse është Fadili këtu, sepse Fadili është për maratona jo për sprint njëlloj si unë, ne jemi për maratonë dhe jo për sprint."-tha Rama.
Komente

O Rama, shiko emisionin Stop se si dhunohen femijet nga femijet e tjere ne shkolla dhe bejne sehir zyshat dhe psikologia. Ate bej ti se fatkeqesisht do kete Martine te tjere...aq te dhunshem jane femijet dhe me keq akoma, aq indiferente jane mesuesit qe mire qe jane tap topi po nuk kane as aftesi te marrin masat e duhura
Përgjigju