Politikë

‘Po kur del Luli thotë t’i morën të gjithë’/ Rama ironizon Bashën dhe Jenisherin: Janë më seriozët, i keni parë baluket e Selamiut si Greta Garbo

18 Mars, 17:23| Përditesimi: 18 Mars, 19:43

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish edhe ditën e sotme në takimin me socialistët e Qarkut të Beratit, tek replikat me Bashën. Rama ka ironizuar disa prej përfaqësuesve të opozitës nga Basha, Gjuzi dhe Jenisheri. Kreu i PS-së ka bërë batuta dhe me Selami Jenisherin duke bërë humor me baluket e ish-deputetit.

'Por kur del Luli thotë, t’i morën të gjithë. Se Lulin po marr se, Luli është më seriozi nga ata. Mbas Kujtim Gjuzit, se është Kujtim Gjuzi i pari, po atë e diskriminuan. Jo, ishte Selamiu, ishte tërhequr nga koalicioni madhështor. I keni parë baluket e Selamiut çfarë kryevepre si Greta Garbo. Ata janë më seriozët. Pra, unë jam shumë krenar, që nuk diskutohet që është dhimbje dhe nga ana njerëzore. Kjo periudhë kohe që tek ne është 2 vjet, 3 vjet për jetën e vendit është një fragment. Ama fëmijët tanë do e përfitojnë atë që dot kurrë se kanë përfituar fëmijët, e fëmijëve të fëmijëve, deri sa erdhëm ne, sepse asnjëherë në Shqipëri nuk ka pasur vullnet për të bërë shtet.'-tha Rama 


Lajmi kryesor:

Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?