Politikë

Rama: Lista e bufit në Tiranë është ‘bunker’! E di që do humbasë, po përgatiten të thonë na i vodhën zgjedhjet

18 Mars, 17:34| Përditesimi: 18 Mars, 19:33

  • Share

 

Kryeministri Rama komenton listën e mbyllur të Sali Berishës për Qarkun e Tiranës. Rama thotë se është ‘bunker’ me besnikët e ‘bufit’, të cilët sipas tij, po i përgatit që të thonë na vodhën zgjedhjet.

“Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva, në listën e mbyllur të Tiranës bën bunker. Është bunker për opozitë. Nëse hynë në mendjen e njerëzve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka një mendje se e di më mirë se të gjitha mendjet që do humbë, është mendja e bufit, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht. Nëse hy mendja te e Lulit, Luli e di që do fitojë, por është temë tjetër. Ata janë vendosur aty që të gjithë bashkë të fillojnë, na i vodhën, na i morën dhe mos të kontestojnë fare situatën e kënetës. Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat për problemet e tij private”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?