Që nga viti 2016 kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për kompensimin e pronarëve, Gjykata e Strasburgut ka grumbulluar 89 çështje nga vendi ynë, për të cilat ende nuk ka shpallur vendime, në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare mbi formulën e kompensimit sipas ligjit të ri.
Myrshit Vorpsi, kryetar i shoqatës kombëtare Pronësi me Drejtësi thotë për Report Tv se, nëse këto prona kompensohen sipas vlerës së tregut, siç Strasburgu ka bërë deri më tani, fatura ndaj shtetit shqiptar është 424 milionë euro, ndërsa nëse kompensimi do të bëhet siç qeveria shqiptare kërkon, me vlerën e tokës bujqësore, fatura bëhet 10 herë më e ulët.
Që nga viti 2015 janë 89 çështje për të cilat hetimi gjyqësor ka përfunduar dhe janë në pritje të shpalljes së vendimit. Vlera e këtyre 89 vendimeve është më jo më pak se 424 milionë euro. Kjo është ajo faturë që pritet t’i vijë nesër shtetit shqiptar. Vlerësimi që ka publikuar Agjencia e Trajtimit të Pronës është 10 herë më i ulët se sa detyrimi që shteti shqiptar, me çmimin e 2016 duhet të kishte ndaj pronarëve shqiptarë.
Myrshit Vorpsi Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi
Por Vorpsi thotë se Strasburgu i ka lënë qeverisë shqiptare afat deri në 17 shtator të këtij viti, ta njohë me mekanizmin që do të përdorë për kompensimin e pronarëve në kuptimin e ligjit të ri të pronave miratuar në vitin 2016.
Gjykata e Strasburgut ju ka komunikuar palëve që ne presim komente rreth pyetjeve të tjera të bëra nga Gjykata e Strasburgut nga qeveria shqiptare për këto 89 çështje deri në 17 shtator të këtij viti.
Myrshit Vorpsi, Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi
Pas kohës kur qeveria shqiptare ka shkuar në Strasburg për të kërkuar një shtyrje, pra në vitin 2014, Strasburgu ka dhënë vetëm 5 vendime, të cilat qeveria shqiptare i ka kompensuar financiarisht, ndërsa çështjet e reja i ka regjistruar, por nuk i ka shqyrtuar derisa qeveria e re të bënte ligjin e ri të pronave, ligj i cili iu la detyrë Berishës që në dhjetor 2012.
Myrshit Vorpsi, Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi
Që nga viti 2007 e deri tani Strasburgu ka dhënë 33 vendime në favor të pronarëve shqiptarë dhe deri tani shteti ka paguar rreth 32 milionë euro.
Pas miratimit të ligjit të ri për Pronat nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut ka grumbulluar 89 çështje, por nuk ka dhënë ende asnjë vendim. Ajo pret shpjegime nga qeveria shqiptare deri në 17 shtator të këtij viti mbi formulën e re të kompensimit. Myrshit Vorpsi nga shoqata e pronarëve thotë për Report TV se në pritje janë 89 çështje, me vlerë rreth 424 milionë euro.
sipas shtetit shqiptar, tokat e babes e gjyshit i ka mar çami me 7501, sot jan dhene me qera per shfrytezim per nafte. un do mar demshperblim per toke bujqesore ndersa çami ne vend qe te mari pushken te çliroj tokat e babes se vet mbreteron ne tokat e mia
Përgjigju