Kledian Llaho, kreu i Prokurorisë së Sarandës

Kronikë

Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!

27 Janar, 11:48| Përditesimi: 27 Janar, 11:57

  • Share

Tiranë- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon 2 masa ndëshkimore ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.

Gjatë inspektimit ILD ka konstatuar shkelje serioze, ku Llaho ka favorizuar edhe vjehrrin e tij.

Masa e parë e kërkuar ka qenë ulje e pagës me 40%, kurse masa e dytë që kërkohet pas shkeljes tjetër të konstatuar është ajo e largimit nga drejtimi i institucionit.

Gazetarja e Report TV informoi se bëhet fjalë për një procedim tjetër, i ndryshëm nga ai që ka pasur një javë më herët, ku magjistrati ishte në cilësinë e prokurorit.

“Në këtë procedim të dytë, të dorëzuar nga ILD në KLP më datë 30 dhjetor 2024, Llaho është në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, për një tjetër shkelje disiplinore, që ka të bëjë me mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj si dhe me shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë”, thuhet në një reagim zyrtar, por pa dhënë detaje për çështjen.

Gjithashtu SPAK e kishte pezulluar nga detyra më herët, pasi nuk zbatoi vendime për hetime të thelluara.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 27/01/2025 12:20

    E paskeni keputur ne mes me keto masa qesharake. Largojini fare keto lloj kermash kur i konstatoni ne shkelje te tilla. Favorizimi vjehrit eshte shperdorim detyre dhe hyn tek veprat penale. Cfare turpi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?