Avion në Aeroportin e Vlorës

Opinion

Feliks Baçi: Lungo il Mare, Aeroporti i Vlorës dhe Lungo il Fiume! Trinomi

10 Qershor, 16:26| Përditesimi: 10 Qershor, 16:35

  • Share

Qëllimi i këtij artikulli është që të shërbejë si një forum ku të tre komponentët e trinomit, të cilët prodhojnë aktivitete, të konvergojnë së bashku.

Për komponentin “Lungo Mare” është folur shumë dhe suksesi tashmë është i prekshëm. E vetmja gjë që mund të kishte diskutim do të ishte emërtimi “Lungo Mare” apo “Promenade de la Résistance”, duke marrë parasysh karakteristikat historike të së shkuarës dhe krenarinë vlonjate. Kjo histori ka marrë bekimin e autoriteteve dhe s’ka më vend për diskutim. Aeroporti i Vlorës!

Edhe për këtë komponent është folur dhe trajtuar, por ka shumë më shumë për të shkruar dhe diskutuar, përderisa ka ende zëra nga ana e disa agjencive shitëse të biletave të transportit ajror, që në mënyrë disi njëanshme e shikojnë përfundimin e këtij aeroporti me një fiksim date dhe me nxitim lidhjesh kontratash virtuale midis aktorëve në proces. Aeroporti nuk ka të bëjë vetëm me vazhdimësi apo “trajektoren e fluturimit”: ndërtimi i tij reflekton pavarësi dhe projeksion drejt së ardhmes, që do të thotë të lëmë pas “memorinë” e problemeve të afatit të përfundimit të plotë apo të kontratave të pretenduara të munguara. Ja vlen të ripërsëritet se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, me potencialin e zonës, do të jetë një HUB për turizmin e qëndrueshëm elitar, si një mrekulli e paramenduar.

Në një artikull timin, shkruar dhe postuar rreth një viti më parë me titull “Transporti Ajror Loë-Cost dhe roli i Aeroportit të Vlorës si Kaskadë e Menaxhimit të Turizmit të Qëndrueshëm”, kam përmendur, ndër të tjera, kategorizimin dhe diversitetin e produktit të turizmit alternativ. Ky përkufizim korrespondon me udhëtime nga zona të qeta dhe mahnitëse, por me pamje “të egra”. Kush më shumë se Lugina e Lumit të Vlorës do ta relativizonte koincidencën e turizmit alternativ? Në këtë shkrim nuk kam synim të thellohem në potencialin që ofron kjo zonë me tradita historike, kulturore, kulinare, blegtorie e bletarie, udhëtime me motorçikletë apo biçikletë, apo si një nyjë që lidh aksin Vlorë–Tepelenë–Përmet e më tej. Detajimin e ofertave e bëjnë më mirë profesionistët e turizmit dhe disa influencues, si rrjeti social “Toka Real Estate”, që promovon këtë zonë. Pra, një zonë e tillë do të meritonte një investim infrastrukturor publik/privat me definicionin “Lungo il Fiume”.

Një investim i tillë do të diversifikonte kornizën strukturore të turizmit. Zona e Qarkut Vlorë dhe vija bregdetare deri në Lukovë do të mbetet zonë elitare, ku, sipas ndjesisë time, nuk do të ketë vend për turizmin masiv për një kohë të qëndrueshme. “Lungo il Fiume” do të shërbejë gjatë gjithë vitit.

Duke pasur një eksperiencë të konsiderueshme ndër vite dhe tepër dimensionale në Sistemin e Transportit Ajror Ndërkombëtar, më ka intriguar që në çdo analizë të jem më shumë proaktiv sesa reaktiv. Volumi i trafikut dhe arritjet ekonomiko-financiare do të konfirmojnë rritjen dhe suksesin e Aeroportit të Vlorës. Suksesi nuk vjen duke përjashtuar pengesat, por duke i parashikuar ato paraprakisht. Për këtë qëllim, për të forcuar mbështetjen dhe për të promovuar Vlorën dhe Prefekturën e saj ndërkombëtarisht, Bashkia e Vlorës duhet të fillojë, paralelisht me fazën e përfundimit të plotë të aeroportit, edhe organizimin e serive të eventeve të tilla si “Connect Vlora”, “Vlora River Region” dhe “Connect to South Beaches in Albania Riviera” (përveç influencuesve individualë që kontribuojnë pozitivisht).

Në këto evente duhet të ftohen që tani top-executive menaxherë, tour operatorë, stakeholderë, agjenci retail dhe kompani real estate nga Hemisfera Perëndimore dhe Lindore. Krahas kësaj, qeveria lokale duhet të organizojë seminare dhe ëorkshope të programuara bazuar në parimet e “Just Culture”. Sigurisht, është e drejtë e kujtdo të thotë se këto gjëra dihen, por nga e thëna në të bërë kërkohet kohë, apo jo?

Që të realizohen dhe të thithen aktivitetet në fushën e transportit-turizmit, duhen rezultate! Rezultatet janë ajo që kërkohet. Sot, rregullat e lojës dhe forcat e tregut ndryshojnë në mënyrë konstante, dhe për pasojë nuk është e lehtë t’i arrijmë ato në mënyrë të kënaqshme. Integrimi i lidershipit, kualitetit, burimeve njerëzore dhe strategjisë së zgjedhjes së tyre, së bashku me trajnime dhe kualifikime të shoqëruara me teknologji të kohës, do të formojnë ekipin fitues dhe rezultat-dhënës.

Një shembull i prekshëm për t’u marrë në konsideratë është qasja që po i bën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Aeroportit të Vlorës në çështje të trajnimeve dhe zgjedhjes së stafit profesional, duke revolucionarizuar realitetin dhe duke i dhënë përparësi fushave të safety & security, dhe duke i bërë ballë presionit tradicional të grupeve të interesit për një fillim të suksesshëm dhe afatgjatë të kësaj vepre.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?