Fëmijët e jetimores shanse për t’u kthyer në familje! 25 familje në Korçë e Vlorë trajtim për të rimarrë fëmijën

5 Korrik 2022, 20:42| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 20:46

  • Share

Për herë në të parë në vendin tonë një Shërbim i posaçëm po trajnon familje që kanë braktisur fëmijët në jetimore, me qellim për t’i rimarrë ato. Aktualisht bazuar në projektin pilot, po trajnohen 25 raste të jetimores së Vlorës dhe të Korçës

Dy shtëpi në Vlorë dhe në Korçë, kanë për qellim, rikthimin e fëmijëve jetim në familje, qoftë tek ajo që i ka braktisur apo dhunuar ose përmes birësimit për fëmijët që nuk kanë familje biologjike

Por çfarë ka ndodhur nga koha kur ky projekt  nisi të zbatohej. Në Korçë, paralel me jetimoren është ngritur një Shërbim, që do të rehabilitojë familjet biologjike me probleme, sikurse po kërkohen familje birësuese.

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës tregon se deri tani po punohet me 25 raste, të cilat janë familje që i lanë fëmijët në jetimore për arsye të ndryshme, nga dhuna deri tek varfëria.

 “Në të dyja bashkitë po zbatohet ky plan me ngritjen e një strukture paralele që është Shërbimi për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijës, kemi 8 veta pjesë të këtij shërbimi të cilët kanë disa muaj që nga shtatori i vitit të kaluar, këta persona janë trajnuar nga Ministria dhe janë duke u marrë me raste konkrete”.- tha Benila Terova Nënkryetare e Bashkia Korcë

Kjo strukturë në qytetin e Korcës nisi të funksionojë në shtator të 2021. Nuk do të ketë asnjë regjistrim të ri në jetimore, deri kur projekti të jap rezultatet për fëmijët aty

'Për fëmijët të cilët prindit e tyre nuk kanë mundësi përkujdesje do aplikohen familjet kujdestare, ku kujdestarët do të kujdesen për ata fëmijë edhe kundrejt një pagese të paraparë nga shteti sipas VKM-së 706'- tha Benila Terova NënKryetare Bashkia Korçë

Ndërkohë në Vlorë deri tani janë në proces dy raste birësimi. Drejtuesit e shtëpisë, thonë se ky proces do të marrë kohë për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?