'Fëmijët jetojnë me familjet e tyre'/ Të moshuarit në shoqërinë e njëri-tjetrit: Na vret vetmia e natës

1 Tetor 2019, 18:57| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 19:04

  • Share

Një tetori shënon ditën botërore të moshuarve. Ajo  i kushtohet gjyshërve dhe gjysheve tona, e sjell në vëmendje vështirësitë që kalojnë ata në përditshmërinë e tyre.

Vetmia i detyron disa prej tyre që të një pjesë të ditës ta kalojnë në qendra sociale, në shoqërinë e të moshuarve të tjerë. Ky është rasti i Nexhmije Kaderas, e cila prej 10 vitesh jeton e vetme. Ashtu sic shprehet dhe ajo, më e vështirë është nata, që sjell dhe më shumë trishtim.

Ju vini shpesh në qendrën e të moshuarve?
Po

Pse vini?
Për tu argëtuar

Cfarë bëni këtu në qendër?
Rrimë, lozim domino, na bëjnë caj, kafe, cfarë të duam ne, pastaj sipas dëshirës iki. Unë familjen e kam po e kam të ikur, unë jam vetëm fare.

A ka vështirësi të jetoni vetëm?
Shumë.

Sa fëmijë keni?
Kam dy djem, jetojnë jashtë me familjet e veta, na vizitojnë kur kanë mundësi dhe ato me lekë gjaku, mezi punojnë mbajnë fëmijët. Po mos të na japin kalajmajtë ndonjë lekë kur vijnë, i themi rrofshi. Vështirësia është e madhe, nuk kemi cfarë të bëjmë, na zuri.

Sa vite keni që jetoni vetëm?
Unë kam 16 vite. Kisha dhe burrin po ka 10 vjet që vdiq.

A jeni mësuar me vetminë?
Asnjë çikë, po skam cfarë të bëj, skam ku të shkoj, skam ku përplasem.

Prej sa kohësh vini në këtë qendër?
Une kam një vit. Vetmia kalohet natën, ajo është më e vështira se ditën edhe del njeriu, nata është shumë e vështirë.

E keni menduar azilin si opsion?
Azili do lekë, me cfarë të shkojë në azil. Tani për tani jo, por më vonë edhe duhet, se të lë fuqia, sado po shkoj avash avash te 71.

Por shume prej të moshuarve, edhe pse kanë fatin e mirë që të kenë pranë famijarë, zgjedhin që ta kalojnë ditën me shoqërinë e njëri tjetrit në qendër sociale, për të kaluar orët dhe për të shkëmbyer disa fjalë.

Ne ja kalojmë shumë bukur, mbi të gjitha ne argëtohemi dhe kënaqemi me njëra tjetrën. Kalojmë një stres familjar, ilace, sëmundje, një dhimbje që kemi, se të gjitha kemi nga një dhimbje.

 Na mbajnë afër, na shërbejnë për nevojat që kemi, zhvillojmë ndonjë bisedë shoqërore, gjë e cila na heq jo vetëm stresin por kur ikim themi kur do vijmë nesër prapë”-u shprehën disa nga të moshuarit.

Pavarësisht moshës, të moshuarit kanë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë, dhe në këtë fazë të jetës ata kanë nevojë për më shumë dashuri dhe ngrohtësi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?