Në '97-ën snajperat u shpërndanë me firmë nga shteti i Berishës! Gazetari Dervishi: Edhe politikanët u interesuan për shërbimet e 'killerit' Julian Sinanaj

8 Mars, 13:57| Përditesimi: 8 Mars, 19:01

  • Share

Tirane- Më zbulimin e djeshëm të bazës së armatimeve në Babicë, Policia e Shtetit me shumë zgjasa do të hedh dritë mbi disa vrasje të bujshme në Vlorë. Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e “Sot Live në Shqipëri” në Report TV analizon grupet kriminale që veprojnë në Vlorë.

"Në dijeninë time bëhet fjalë për një nga disa grupe kriminale të Vlorës. Nuk është se janë shumë të njohura por vlonjatët i njohin 5 apo 6 grupe që veprojnë në Vlorë. Ky është një armatim që i duhet një grupi kriminal. Mbahet një armatim kaq i madh pasi grupet kriminal kanë konflikte me njëri tjetrin. Që të mbijetosh, duhet të kesh dy gjëra, lekë pasi blihet informacioni si lëviz tjetri dhe armët e duhura, për të mbrojtur dhe sulmuar. Atentatet bëhen me armë ose me eksploziv" tha Dervishi.

Deri tani dyshohet se snajperi i gjetur aty, mund të jetë përdorur për vrasjen e Gëzim Sinomatit, më 7 janar 2024 dhe Dervishi komenton se në rastet kur konfliktet e grupeve janë jashtë Shqipërisë grupet kriminale vendosin të lajnë hesapet me snajper. 

"Konfliktet që kanë grupet e Vlorës, janë të eksportuara. Konfliktet më të mëdhaja kanë ndodhur jashtë. Ka filluar çarja në Holandë, Spanjë për trafikun e narkotikëve. Atentati i fundit me snajper, që po aludohet është ky apo jo dhe duhet parë a ka lidhje, pra vrasje me snajper sipas asaj që ka rezultuar i vihet pesha një konflikit të ndodhur jashtë.’, tha Dervishi.

‘Pse kemi kaq shumë snajper?

'Snajperi realizon një vrasje me pak telashe, vrasje të saktë. Kemi shumë snajper në duar të krimit. Snajperat ranë në duart e krimit në vitin 97. Ka patur në reparte ushtarake. Vërtet në jug kishte policia snajper, ranë në duart e bandave, por ka pasur dhe snajper që u morën me firmë. Shteti i Sali Berishë shpërndau këto armë se nuk donte të rrëzohej pushtet. Dolën procesverbale se janë shpërndarë snajpera dhe nuk janë kthyer. Snajper të ndryshëm futen dhe përmes kontrabandës. Snajperi që vrau Ilir Bardhin ishte i prodhimit zviceran. Ata janë profesionist dhe i mbledhin avash avash materialet.’, shton Dervishi.

Dervishi shprehet se këto grupe kriminale kanë shumë baza armatimesh, që do të thotë se janë të shumta dhe porositë për krime.

'Kemi pasur dhe raste të përdorimit të eksplozivëve me celularë. Në vitin 2021 në Tiranë u bë një operacion për bazat. Dhe pamjet ishin edhe më të frikshme. Kishte antitankë dhe armë të tjera. Është parë se kishte edhe radio-marrëse. Edhe aparat për të gjuajtur natën. Këto grupe që u goditën në 2021 ishin si punishte. Kërkesë-oferta e krimit, ishin bërë si punishte merrnin armë dhe modifikonin. Kjo është shumë e rëndë. Ke aq shumë krim sa porosit armë. Dhe paska disa punishte’, shprehet Dervishi.

Dervishi zbuloi një detaj mjaft të 'frikshëm' në lidhje me atentatorin Julian Sinanaj. Sipas Dervishit, kur ai erdhi në Shqipëri pati mjaft oferta për vrasje, disa prej të cilave erdhën nga poltika e lartë e asaj kohe dhe drejtues qeverie.

"Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës të asaj kohe kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij.Pastaj nuk është realizuar. " tha Dervishi.

Më 17 mars 2023 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn, vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Ora 14:19
'Për Ervis Martinajn thuhet se u paguan 3 milionë euro' Gazetari Dervishi zbulon shifrat për vrasësit me pagesë

Por sa paguhen vrasësit serialë për të kryer një krim në Shqipëri?

Gazetari investigativ Ferdinand Dervishaj në studion e Report Tv tregon shifrat 

Julian Sinanaj, që ishte profesionisti i kishte nga 10 deri në 50 mijë euro. Në disa raste kishte marrë një copë toke apo apartament. Por në Shqipëri shifrat kanë qenë më të ulët se 10 mijë euro, për njerëz të kategorisë së fundit.’ tha Dervishi.

Zbulon dhe shifrën marramendëse që është dhënë për Ervis Martinajn.

‘Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Vis Martinaj pagoi 500 mijë euro për të vrarë kundërshtarin e vet. Po sa u paguan për Ervis Martinaj? Janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. 

"Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit. Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë për çështje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje,’ thotë Dervishi.

Ora 14:12
Gazetari Dervishi zbulon: Për 'killerin' Julian Sinanaj ishte e interesuar edhe politika e lartë për vrasje

 

Gazetari Ferdinand Dervishi zbulon një detaj mjaft të rëndë në lidhje me Julian Sinanajn, për të cilin ka patur oferta edhe nga politika e lartë në vend.

‘Psh Julian Sinanaj pasi u arrestua iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë. Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar.

Julian Sinanaj i kishte nga 10 deri në 50 mijë euro. Në disa raste kishte marrë dhe nga një copë toke.’, tha Dervishi.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/03/2024 01:13

    Mendoj qe duhet te jete e vertete pjesa ku thuhet se shteti i Berishes shperndau arme me firme.Si u nisen tere ato grupe te armatosur e te organizuar nga V drejt J per /te restauruar/ pushtetin e qeverise?! Por duhen gjetur ndonje nga ato procesverbalet e famshme qe permenden ketu(nese ka shpetuar ndonje) per te faktuar kete deklarate.

    Përgjigju
  • E verteta: 08/03/2024 19:37

    Ferdinand Dervishi flet bazuar ne biseda kafenesh te rendomta. Nga ato qe thote nuk rezulton asgje e sakte, por eshte e kunderta, hedh vetem tymnaje per te mjegulluar me shume ngjarjet. Sinanaj psh ishte nje killer lokal. Konfliktet e grupeve ne vlore nuk kane filluar be holande et. Dezinformim total

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?