Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori foli për shpërdorimin e prodhimit vendas. Ajo tha se këtë fenomen e ka në vëmendje madje shtoi se prodhimet tona do mund të mblidhen në një prej pikave të grumbullimit në mënyrë që të kenë mundësi të mblidhen, përpunohen dhe më pas të dalin në treg me një vlerë më të shtuar. Krifca garantoi se ky fenomen do zbutet me vëmendjen e ministrisë së Bujqësisë.
“Kjo është sfida e vazhdueshme e ministrisë së Bujqësisë, skema kombëtare e mbështetjes. Ka për qëllim, uljen e kostove të fermerëve. Ne këtë vit kemi patur një skenë totalisht të re që rrisin kapacitetet e grumbullimit. Konkretisht në Korçë janë mbi 15 linja grumbullimi. Prodhimet tona do kenë mundësi të grumbullohen në këtë laborator të përpunohen dhe më pas t’u shtohet vlera. Presim që ky fenomen të mund të zbutet.”- tha Krifca.
Kujtojmë se fermerët janë të detyruar jo vetëm të hedhin frutin por edhe të presin pemët në Devoll pak ditë më parë. Kanalet kulluese e lumenjtë në Devoll janë të tej mbushura me mollë të kalbura.
Sasia e hedhur edhe pse është e vogël, ka një ndikim negativ tek fermerët, sepse dhe çmimi për këtë cilësi produkti ka qenë shumë e ulët.
Lajmi kryesor:
Nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë të reja paga minimale në vend, rritje më 6 mijë lekë! Për disa sektorë subvencionohen kostot shtesë të sigurimeve
G.MO//ReportTv.al