Nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë të reja paga minimale në vend, rritje më 6 mijë lekë! Për disa sektorë subvencionohen kostot shtesë të sigurimeve

1 Mars 2023, 12:37| Përditesimi: 1 Mars 2023, 14:39

  • Share

Nga 1 prilli i këtij viti, në Shqipëri do të rritet niveli i pagës minimale. Nga 34 mijë lekë që është aktualisht, paga minimale do të arrijë në 40 mijë lekë, sipas vendimit që qeveria mori këtë të mërkurë edhe për të lehtësuar pasojat e inflacionit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se qeveria ka ndërhyrë 2 herë gjatë vitit të kaluar duke rritur pagën minimale, ndërsa synimi është që të kapërcejë nivelin e pagave minimale në Rajon.

'U mor vendimi për përcaktimin e pagës minimale i cili shkon nga një nivel që është 34 mijë lekë shkon në nivelin 40 mijë lekë. Rritja që sot u miratuar është pra prej 6000 lekësh bruto dhe është 17.6% më e lartë sesa paga që aktualisht është në treg,. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat ashtu edhe sektorit publik. Çdo punëmarrës apo punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, e cila do të jetë e reflektuar në muajin maj.'- tha ministrja.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, tha se qeveria ka menduar se si të lehtësojnë gjatë gjithë vitit 2023 bizneset që kanë numër të konsiderueshëm me punonjës që marrin pagë minimale.

Po ashtu kemi miratuar një vendim shumë të rëndësishëm i cili do të shkojë në mbështetje të sektorit të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit dhe industrisë përpunuese, ku do të subvencionojmë të gjithë elementin e rritje së kostos shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, për çdo punonjës me pagë minimale që janë në listës pagesën e muajit dhjetor. Kjo ndihmë vjen për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish dhe numër i përafërt i përfituesve të kësaj mase janë rreth 30 mijë persona. Kjo do të jetë një mbështetje për të gjitha subjektet për të mbështetur koston shtesë gjatë gjithë vitit 2023 dhe është një politike që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të gjitha vitet në vijim për të gjitha rritjet e pagës minimale të cilat do të jenë më të larta sesa rritjet normale që kanë qenë të zbatuara gjatë viteve të kaluara.'- tha ministja Ibrahimaj.

Po ashtu sipas ministres në 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit, si pjesë e paketës sociale.

'Vendimi tretë është vendimi për përcaktimin e procedurave së marrjes së pagesave së barabartë me pagën minimale për punonjësit e Ballshit për një periudhë 6 mujore deri në muajin korrik. Ky është një vendim që vjen si pjesë e pagesave sociale në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit.' - u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se paralel me konsultimin e projektligjit të amnistisë fiskale, po punohet edhe për hartimin e akteve nënligjore që do të garantojnë zbatimin e tij me korrektësi dhe transparencë.

“Amnistia fiskale është ligj që tashmë është në një fazë të pjekur, pasi është konsultuar gjerësisht si me grupet e interesit në vend, edhe me institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, por edhe me të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi se proceset e konsultimit kanë vijuar gjatë dhe diskutimet si me BE-në, por edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë janë ende në proces.

“Ne e kemi theksuar shpeshherë se është e rëndësishme që ky projektligj të jetë i hartuar si duhet, por është shumë e rëndësishme gjithashtu që të vijë i zbatuar si duhet. Ne jemi paralelisht duke punuar për aktet nënligjore që do të shoqërojnë projektligjin të cilat janë po aq të rëndësishme sa projektligji vetë, pasi do të garantojnë zbatimin e tij me korrektësi dhe transparencë”, tha ministrja.

Ibrahimaj theksoi se është një projektligj i vështirë dhe do të dojë kohën e tij për t’u përfunduar ashtu sikurse do të duan edhe kohën e vetë aktet nënligjore për tu përfunduar.

Ora 14:27
Vendimi i Këshillit të Ministrave për transportin/ Ministrja e Arsimit: I dhamë zgjidhje përfundimtare transportit për të gjithë punonjësit arsimorë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila është në një vizitë zyrtare pune në Itali, theksoi se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, iu dha zgjidhje përfundimtare problemit të transportit për të gjithë punonjësit arsimorë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Konkretisht, vendimi garanton përfitimet për të gjithë mësuesit, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë që punojnë jashtë qendrave urbane në largësinë 5 - 50 km, edhe në rastet kur kanë vendbanimin jashtë ZVAP-së ku ndodhet qendra e punës.

Në VKM-në e vjetër pagesë për transport merrnin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km larg shkollës ku punojnë, por brenda të njëjtës bashki. Tashmë ky kriter vjen i ndryshuar, dhe sipas vendimit të ri pagesën e transportit e përfitojnë edhe ata mësues që japin mësim nga 5 deri në 50 km larg vendbanimit, ndonëse shkolla mund të jetë në një bashki tjetër.

Gjithashtu, do të vijojnë të përfitojnë transport të rimbursuar: nxënësit që ndjekin procesin mësimor në shkolla publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë mbi 2 km, nxënësit që jetojnë në qendra rezidenciale, grupet e nxënësve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara, që gëzojnë statusin ligjor të invalidit, që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik; nxënësit që ndjekin procesin mësimor në shkollat publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/rindërtim, dhe që udhëtojnë mbi 5 km, larg vendbanimit të përhershëm.

Ora 12:59
Fermerët e Devollit hodhën prodhimin në kanal dhe prenë pemët e mollëve, Krifca: Po punojmë që ky fenomen të zbutet

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori foli për shpërdorimin e prodhimit vendas. Ajo tha se këtë fenomen e ka në vëmendje madje shtoi se prodhimet tona do mund të mblidhen në një prej pikave të grumbullimit në mënyrë që të kenë mundësi të mblidhen, përpunohen dhe më pas të dalin në treg me një vlerë më të shtuar. Krifca garantoi se ky fenomen do zbutet me vëmendjen e ministrisë së Bujqësisë.

“Kjo është sfida e vazhdueshme e ministrisë së Bujqësisë, skema kombëtare e mbështetjes. Ka  për qëllim, uljen e kostove të fermerëve. Ne këtë vit kemi patur një skenë totalisht të re që rrisin kapacitetet e grumbullimit. Konkretisht në Korçë  janë mbi 15 linja grumbullimi. Prodhimet tona do kenë mundësi të grumbullohen në këtë laborator të përpunohen dhe më pas t’u shtohet vlera. Presim që ky fenomen të mund të zbutet.”- tha Krifca.

Kujtojmë se fermerët janë të detyruar jo vetëm të hedhin frutin por edhe të presin pemët në Devoll pak ditë më parë. Kanalet kulluese e lumenjtë në Devoll janë të tej mbushura me mollë të kalbura.

 Sasia e hedhur edhe pse është e vogël, ka një ndikim negativ tek fermerët, sepse dhe çmimi për këtë cilësi produkti ka qenë shumë e ulët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ide: 14/04/2023 10:14

    aman se lat mam car po beni me ne popullin a per 5ooo l ekte vjetra krenohet Edi Rama qe na e ngrit page minimale 40 mij lek te rehat me imar ne bankomati kurpyeta tek zyrat ku punoj me than esht ngrit roga nga 34 ne 345mij lek aman jepjani Edit ate 5000mij leksh te pim nje kafe

    Përgjigju
  • OTU: 08/03/2023 19:24

    1. Ku do merren parate per subvencionim? 2. Pse duhen subvencionuar me para buxheti( prape nga taksat e rrogetareve kryesisht) biznese qe cahen duke bere evazion fiskal? 3. Pse rrogetaret duhen prekur deri ne palce dhe nderkohe pagat vetem ju ulen nga taksat,siguracionet, inflacioni,etj? 4. Pse nuk vihet fashe fiskale mbrojtese per rrogetaret e punesuar nderkohe po doni te beni amnisro fiskale per para qe nje Zot e di origjinen apo menyren e verifikimit te saj????

    Përgjigju
  • Or tej: 01/03/2023 23:20

    1 prilli o dita e rrenave or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Scutari: 01/03/2023 14:48

    Bëjeni sa të doni, këtu është informalitet fund e krye! Tjetër deklarohet e tjetër është në fakt. Klasa politike, që nuk ka turp, duhet të turpërohet me faktin se shqiptarët janë të fundit në rajon për nivelin e pagave

    Përgjigju
  • Loni: 01/03/2023 12:58

    Ju jeni nje tufe me mashtruesa edhe nje popull injorant qe ju degjon edhe ju vjen pas ne fushate se luan me vendin e punes... Ku ka rroge minimale 400 mij leke o mjeshtra te mashtrimit. Akoma marrin ne terren nga 150 mij leke e te shtrydhnpronari se Jo se nuk do por aq eshte hapesira... I kemi marre parasysh taksat qe vendosni edhe gjasme ja rritem rrogen. Mjer ky popull jozin me Salen thonin ja kemi kaluar gjermanise ju e degjeneruat me keq akoma shpresa vdiq me te gjithe ju klasa mashtruese...

    Përgjigju
    • Inspektor Gedget: 01/03/2023 23:19

      Neser te gjithe lokalet e Elbasonit do i kontrollojme me task force

    • Tani: 01/03/2023 15:22

      Or inspektor, te gjithe kamarieret ne Elbasan i ke me 150 mije leke.

    • Inspektori: 01/03/2023 14:26

      Ku jan kto pun me 150mij lek mi dergo icik ti shkoj per nji inspektim

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?