KORÇË- Fermerët e Devollit, protestuan ditën e sotme përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe në mosshitjen e prodhimeve bujqësore, ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.
‘Nafta është kryesorja, dhe është jetike. Duhet të ndihmojë bujqësinë që të rrijë vërtetë. Neve na fundosi fare qeveria. Nuk po punojmë dot, do ti lejmë arat bosh. Bota i stimulon fermerët që punojnë, pasi është puna më e rëndë.’- u shprehën disa fermerë.
‘Nëse nuk do të ulen plehrat, si pesticidet dhe nafta ne do të jemi të falimentuar. Nëse nuk do të vërë dorën shteti qeveria ne do të falimentojmë.’- u shpreh një fermer.
Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë, nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren edhe prezencë të policisë.
Lajmi kryesor:
Rritja e çmimeve, për të pestën ditë radhazi qytetarët dalin në protestë! Numër më i vogël se ditët e kaluara në të gjitha qytetet! Report Tv sjell pamjet! Protestuesit bllokuan rrugën për rreth 30 minuta
M.Q.//ReportTv.al