Fermerët hodhën trangujt, Çuçi ua vë fajin grumbulluesve: Ndodh në gjithë botën, s'më shqetëson (VIDEO)

21 Prill 2020, 13:23| Përditesimi: 21 Prill 2020, 14:01

  • Share

Pak ditë më parë, në datë 2 prill, fermerët fshatit Samaticë në bashkinë e Urës Vajgurore hodhën trangujt dhe prodhimet bujqësore me argumentin se nuk ka treg. I pyetur lidhur me këtë problem, ministri Bledi Çuçi u shpreh në Report Tv se ky rast, që e cilësoi sporadik nuk e shqetëson, pasi rëndësi, theksoi ai kanë politikat makro.

"Kjo është një histori që përsëritet dhe ndodh në të gjithë botën, hedhje e produkteve në atë formë ndodh në të gjithë botën. Grumbulluesit kanë që kanë para-blerë produktin e fermerëve, rasti konkret kastraveci, pasi ka paguar fermerët e ka magazinuar nuk ka pasur çmim që donte ai të arrinte në tregjet ndërkombëtare. E ka paguar fermerin, për të liruar magazinat ka derdhur atë produkt. Mund ta shpërndante edhe falas, të lidhej edhe me bashkitë, të gjente një mënyrë tjetër, por këto sekuenca janë të gjithë botën, ky nuk është problemi i madh.

Problemi është që të garantojmë në makro të prodhimit dhe eksporteve të produkteve shqiptare. Mua nuk më shqetësojnë shumë ato. Fermerët e kanë marrë minimumin e marrëveshjes me atë që kanë bërë që ka hedhur kastravecat. Shkoni e shikoni mijëra raste, ai kastraveci ka çmim 400 lekë, ndërsa koston e rritjes 200 lekë, shikoni mijëra raste dhe jo një. Këto nuk janë fare problem, nëse 50% e produktit do të hidhej, apo 10% do të na shqetësonte, por jo vetëm një rast të shkëputur. Problemi është që të gjithë tregtarët e bujqësisë synojnë të kapin  një çmim" tha ai.


Lajmi kryesor:

Çuçi për Report TV: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare, në mars eksportet +20%, Italia rriti kërkesën për peshk! Të hapet agroturizmi me protokoll (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?