Jorida Tabaku

Politikë

‘Muçët i janë sulur tregjeve për armikun e popullit’, Tabaku: Fermerët që prodhojnë s’bëjnë dot autofaturë! Problemi është te sistemi, ka fundosur fshatin

15 Korrik, 08:06| Përditesimi: 15 Korrik, 10:22

  • Share

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet kritike ndaj aksionit të qeverisë për të kontrolluar faturat për qumështin, bulmetin dhe mishin. Teksa ka ndarë një video të një tregtareje që diskuton me punonjësin që po kryen kontrollet për rigonin e malit në Sarandë, Tabaku shprehet se “fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë”.

Tabaku shprehet se problemi i fshatit qëndron te sistemi i krijuar që vendos taksa, të cilat sipas saj fundosin fshatin dhe u heq atyre mbështetjen. Ky sistem, sipas Tabakut, e ka lënë tokën djerrë.

“Që ta kuptojnë Muçët që janë sulur tregjeve për të kapur armikun e popullit: fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë! Ky është një problem i vjetër për fshatin dhe e vuan sot fermeri. Një problem që Muçi në krye të qeverisë ka pasur 12 vite kohë ta zgjidhë, por as ai dhe as Muçët e bujqësisë nuk e kanë marrë mundimin ta zgjidhin.

Problemi i fshatit nuk është te rigoni i mbledhur maleve, por te sistemi i ideuar në zyra: ky sistem vendos taksa që fundosin fshatin, u heq fermerëve subvencionet, u heq tregjet dhe e zëron mbështetjen për fshatin. Dhe ky sistem ka çuar produktet e tokës shqiptare në kanale apo në tokë djerrë!

Ndërkohë që shteti merret me rigonin e mbledhur në mal, shteti është kthyer në hambar pa porta; për çdo km rrugë paguhet 20 mln euro, për inceneratorë që nuk ekzistojnë – 430 mln euro! Për fshatin paguhet 0 euro! Lëreni fermerin të jetojë, mjaft e mbytët fshatin!”, shprehet Tabaku. 

 


Lajmi kryesor:

'Prodhuesi i rigonit'? Tregtarja 'përplaset' me drejtorin në Sarandë: Po çfarë flet mo Muçi im...janë gjëra të natyrës (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?