Sociale

Festa e Amantias, traditë që bashkon brezat! Zyrtarë e deputetë: Më shumë vëmendje siteve arkeologjike! Banorët: Nevojë për investime infrastrukturore (VIDEO)

1 Qershor, 19:59| Përditesimi: 1 Qershor, 22:00

  • Share

Në stadiumin antik të Parkut Arkeologjik të Amantias, u organizua festa e këtij qyteti të lashtë. Si një traditë mijëra vjeçare, brezat u takuan në fshatin Ploç.

Zbulimet e fundit arkeologjike kanë shtuar interesin e turistëve për Parkun Arkeologjik të Amantias.

Edhe banorët e zonës vlerësojnë organizimin e festës ku takohen brezat, por thonë se parku ka nevojë për investime infrastrukturore.

Festës në stadiumin antik iu bashkëngjitën aktivitete sportive dhe argëtuese. Qyteti ilir i Amantias është ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret e Shqipërisë.

'Duhet që ti japim atë që meriton, mbështetjen dhe promovimin që duhet', tha Nertil Bellaj, kryetari i Bashkisë Selenicë.

'Unë nuk jam ndarë asnjëherë nga kjo festë dhe si deputet unë jam munduar që të jap kontributin tim', tha Vullnet Sinaj, deputet i PS.

E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor.

Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Deri tani është zbuluar vetëm 10% e saj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?