Shkodra mblodhi mijëra qytetarë për festën e Karnavaleve. Muzika, këngët e vallet përfshinë për 3 ditë rresht kryeqendrën e veriut.
Dita e tretë dhe përmbyllëse e kësaj feste iu dedikua karvanit të karnavaleve që përshkoi rrugët e Shkodrës.
Në fund, u bë dhe djegia e dordolecit. Qytetarët ishin mbledhur për të parë këtë moment që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.
I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.
Lajmi kryesor:
Tre ditë festë në Shkodër, magjia e karnavaleve mbledh mijëra qytetarë! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit (FOTO + VIDEO)
SI.E./ReportTv.al